Ndikimi i Islamit nė gjeografi
Nga: Prof. Dr. Muhammed
Mahmud Es-Sefjad
profesor i gjeografisė nė Universitetin Anju-Shems nė Kajro
Pėrktheu:
|Shyqri Xhibo, inxh. dipl.
Gjeografia ka qenė
disiplina e parė shkencore, sė cilės arabėt dhe myslimanėt i
kanė kushtuar rėndėsi tė posaēme. Nga lėmia e gjeografisė janė
shkruar shumė vepra.
Nuk dėshiroj kėtu tė
flasė mbi zhvillimin historik tė gjeografisė arabe,as pėr veprat
e mėdha qė kanė shkruar gjeografėt arabė dhe myslimanė me tė
cilat e kanė begatuar trashėgiminė kulturore tė njerėzimit nė
kėtė disiplinė shkencore.
Kėto vepra
shkencore,si dhe shumė instrumente tė navigacionit dhe harta
gjeografike, i kanė shfrytėzuar lundruesit evropian nė udhėtimet
e tyre rreth botės dhe nė zbulimin e hulumtimin e pjesėve tė
ndryshme tė planetit tonė.
Gjeografia -
nevojė pėr arabėt
Interesimi i arabėve
pėr gjeografi, nė masė tė madhe, ėshtė fryt i mesit nė tė
cilin kanė jetuar. Aktiviteti i tyre i parė ka qenė nė shkretėtirė.
Ajo i ka detyruar tė mbledhin sa mė shumė shėnime (informata)
gjeografike. Lėvizja nė shkretirė ka qenė shumė e vėshtirsuar
dhe gati e pamundur po qė se nuk ka pasur shėnime tė duhura mbi
yjet dhe trupat e tjerė qiellorė,tė cilėt arabėve u kanė shėrbyer
si mjete tė vetme tė orientimit nė hapėsirė. Edhe si blegtor
ata kanė qenė tė detyruar tė njohin rrethin e afėrt dhe tė
largėt,qė tė mund tė gjejnė burime tė reja tė ujit dhe
kullosa tė begatshme.
Poezia paraislame
arabe pėrfshin shumė fakte gjeografike dhe pėrshkruan shumė
dukuri,ngjarje nė shkretėtirė dhe,si e tillė,ajo ėshtė bėrė
njėri prej burimeve tė rėndėsishme tė gjeografisė arabe. Nė
poezinė paraislame hasim nė shumė emra tė rrafshinave,tė
burimeve,tė bjeshkėve,tė kodrave dhe tė vendeve historike. Vetėm
njė shikim nė shtatė apo dhjetė "muallaka" tregon se
sa rėndėsi i kanė kushtuar arabėt gjeografisė dhe rrethit nė tė
cilėn kanė jetuar. Kėto njohuri gjeografike janė pėrcjellur
brez pas brezi. Kultivimi i poezisė ka qenė diē mė hyjnore,sė
cilės arabėt, gjatė shekujve, i kanė kushtuar rėndėsi tė
madhe. Pėr kėtė arsye nuk duhet tė habitemi nėse gjeografinė e
gjejmė nė mes tė disciplinave shkencore me tė cilat, zakonisht,
janė marrė filozofėt. Al-Asmei (shek. 8) ka qenė filozof i madh,
por njėkohėsisht ka qenė edhe gjeograf i madh. Lidhja e filoyofisė
me gjeografinė ėshtė mbajtur deri nė kohėn e re. Kjo shifet
edhe te Al-Zubejdi nė fjalorin e tij tė madh "tagj
al-ans".
Islami zgjon
interesimin pėr gjeografi
Islami ėshtė
paraqitur nė shekullin e shtatė dhe, vetėm pas dy shekujve,
Shteti Islam ka pėrfshirė njė territor tė madh nė kontinentin e
Azisė dhe tė Afrikės. Ky zgjerim i Shtetit Islam ka shtuar nevojėn
e interesimit mė tė madh pėr gjeografinė e territoreve tė ēliruara.
Ky interesin ka qenė nevojė nga aspekti politik, administrativ dhe
tregėtar me qėlim qė tė njihen vendet e ēliruara, rrugėt dhe
largėsia e disa regjioneve tė njė shteti kaq tė madh. Ndėrsa,para
kėsaj edhe haxhi, njėri nga shtyllat e islamit, ka paraqitur nevojėn
e njohjes sė rrugėve tokėsore dhe detare deri nė Mekke dhe
Medine. Njėkohėsisht Haxhi ka qenė edhe faktor shumė me rėndėsi
pėr zgjerimin e marrėdhėnieve dhe pėr kėmbimin e mendimeve mes
myslimanėve. Mekkeja u bė qendėr nė tė cilėn mblidheshin me
dhjetėra mijėra myslimanė tė nacionaliteteve tė ndryshme nga
mbarė bota. Mes tyre ka pasur udhėpėrshkrues,tė cilėt kanė
shkruar udhėpėrshkrime me vlerė tė pėrhershme.
Arabėt dhe
trashėgimia e vjetėr kulturore
Me zgjerimin e
shtetit islam,myslimanėt kanė ardhur nė kontakt me kulturėn dhe
civilizimin greko-romak, prej sė cilės, edhe pse ishte e bazuar nė
idhujtari, kanė arritur tė veēojnė ato vlera tė cilat nuk kanė
qenė nė kundėrshtim me ideologjinė islame.
Puna kėrkimore-shkencore
para paraqitjes sė islamit ishte nė rėnie tė vazhdueshme. Shkencėtarėt
grek dhe ata qė kanė pranuar filozofinė e tyre nuk kanė arritur
ti kėnaqin filozofėt-teologė krishter nė shekujt e parė tė
krishterizmit. Arabėt,me formimin e shtetit tė tyre e kanė
ringjallur filozofinė greke, shkencėn dhe kulturėn dhe kėshtu
kanė vėnė lidhje nė mes tė kulturės sė vjetėr e tė pasur me
tė arriturat e reja shkencore. Grekėt kanė qenė popull i
civilizuar dhe me kulturė, romakėt kanė qenė luftėtar dhe
pushtues, ndėrsa myslimanėt i kanė pasur qė tė tė dy kėto
veti. Myslimanėt kanė krijuar shtet tė madh,i cili ka qenė i mbėshtetur
nė themelet e sigurta me ligje dhe kulturėn qė nuk ka qenė e kėnaqur
vetėm me ate lokale, por ka pranuar tė arriturat kulturore tė
popujve tjerė,tė cilėt i kanė paraprirė historisė sė njerėzimit.
Me ēlirimin e Sirisė arabėt kanė ardhur nė kontakt me krishterėt
nestorian, mbrojtės tė njohurive tė vjetra dhe,prej tyre,kanė
marrė dhe pėrkthyer shumė vepra greke dhe njohuri tė popujve
lindorė.
Pas ēlirimit kanė
filluar punėn kėrkimore-shkencore. Halifėt prej dinastisė
Abbasite kanė meritė tė madhe pėr to. Ata kanė pėrkrahur kėtė
punė kėrkimore-shkencore kėshtu qė nė gjuhėn arabe janė pėrkthyer
veprat mė tė njohura dhe mė tė mėdha,tė shkruara nė gjuhė tė
tjera. Nė kėtė aspekt kanė qenė tolerant deri nė kufi tė
fundit. Ata kanė shfrytėzuar njohuritė nga tė gjitha vendet e
botės,pa marė parasysh pėrkatėsinė e tyre fetare dhe nacionale.
Kulminacionin e vet kjo punė shkencore e ka arritur nė kohėn e
halifit Al-Me'mun. Flitet se pėrkthyesve ua ka paguar me ari peshėn
e veprės sė pėrkthyer. Bizantinasit janė ēuditur me kėmbėguljen
e myslimanėve qė,nė kuadėr tė ndonjė kontrate,t'iu jepet edhe
ndonjė vepėr greke.
Duke iu falėnderuar
aktivitetit pėrkthyes tė myslimanėve, shumė dorshkrime greke janė
ruajtur nga shkatėrrimi kėshtu qė pėrkthimi nė kėto suaza u bė
njėsoj e rėndėsishme sikurse edhe krijimtaria origjinale. Fati ka
qenė qė shkenca greke ka qenė shumė e zhvilluar nė Siri kur atė
e kanė ēliruar arabėt, kėshtuqė pėrkthyesit gjerėsisht I kanė
sqaruar tekstet mė pak tė qarta greke dhe,nė kėtė mėnyrė,i
kanė lehtėsuar shkencėtarėve tė perėndimit qė mė lehtė tė
kuptojnė dhe tė thellohen.
Nė kėtė mėnyrė
myslimanėt kanė ruajtur ato vlera nė tė cilat sot mbėshtetet
kultura dhe civilizimi evropian, kanė ruajtur civilizimin dhe
kulturėn greke e me kėtė edhe lidhjen nė mes tė sė kaluarės
dhe tė sotmes sė Evropės.
Arabėt dhe
njohuritė gjeografike greke
Njohuria gjeografike
greke kulminacionin e vet e ka aritur nė kohėn kur Ptolomeu ka
shkruar veprat e tij "Sistemi i madh matematikor i astronomisė"
dhe "Hyrja nė gjeografi". Nuk do tė teprojmė nėse
themi se zbulimet e vjetra gjeografike janė kryer me paraqitjen e kėtyre
veprave. Prej kėsaj kohe dhe gjatė tėrė shekujve mesjetar Evropa
ka jetuar nė detin e errėsirės. Myslimanėt kanė ruajtur kulturėn
e vjetėr greke,tė cilėn e kanė trashėguar. Veprat e para qė
kanė tėrhjekur vėmendjen e arabėve janė veprat e cekura tė
Ptolomeut nga gjeografia.
Veprėn,"Sistemi
i madh matematikor i astronomisė" e ka pėrkthyer nė gjuhėn
arabe Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titulla
"Al-Magest". Kėtė pėrkthim mė vonė e ka reviduar Ibn
Kurra al-Hurani (834-901) pas tė cilit teksti nė gjuhėn greke ėshtė
humbur, ndėrsa ka mbetur pėrkthimi nė gjuhėn arabe tė cilėn nė
shek. XII nė gjuhėn latine e ka pėrkthyer Zherardi nga Kremona
(1175). Ky pėrkthim paraqet vetėm njė pjesė tė aktivitetit pėrkthyes
tė Zherardit,e cila ėshtė e lidhur pėr tė gjitha disiplinat
shkencore dhe pėr shumė shkrime greke tė cilat janė pėrkthyer nė
gjuhėn arabe.
Vepra e dytė e
Ptolomeut "Hyrja nė gjeografi",e cila nė mes tė
myslimanėve ishte e njohur me titull "Gjeografia",ėshtė
pėrkthyer disa herė, ndėrsa prej pėrthimeve mė tė mira janė pėrkthimet
e Sabit ibn Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmit (ka vdekur mė
850). Kur ka shkruar veprėn e vet tė njohur "Suret
al-Erd" (Pėrshkrim i Tokės) nė dorė ka pasur
"Gjeografinė" e Ptolomeut, pėr tė cilėn Nollino,
orientalist i njohur italian, thotė se nuk ekziston asnjė vepėr
evropiane tė cilėn mund ta krahasojmė me veprėn e Al-Havarizmit
- me shkrimin mė tė vjetėr arab nga gjeografia, edhe pse
Al-Havarizmi nė Evropė mė shumė ėshtė i njohur si matematicien
se sa si gjeograf. Duke pasur parasysh kohėn dhe rrethanat nė tė
cilat ka jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, Sartoni konsideron si
matematicient mė tė madh tė tė gjitha kohėrave.
Evropa dhe
kontaktet e saj me shkencėn arabe
Shkenca arabe ka rėndėsi
botėrore. Ajo ka pasur sukses qė tua pėrcjellė popujve tė
krishter tė Evropės Perėndimore trashėgiminė e vjetėr kulturor
tė Lindjes e tė Perėndimit. Popujt evropian kanė ardhur nė
kontakt me shkencėn arabe nė Siri gjatė luftėrave tė kryqėzatave,
nė Sicili dhe nė shtetet arabo-evropiane nė Spanjė.
Nė shekullin e pestė
hixhri ose shek. XI e.r. filluan luftėrat e kryqėzatave. Kėtyre
konfrontimeve Evropa ia mveshi petkun fetar dhe nė kėtė mėnyrė
tentoi tė fshehė qėllimet e veta kolonialiste. Luftėrat e kryqėzatave
kanė zgjatur gadi dy shekuj me radhė. Okupuesit europian kanė
menduar se nė vendet arabe do tė hasin nė njė popull primitiv
dhe tė pakulturuar. Mirpo duke ardhur nė kontakt me kulturėn dhe
civilizimin arabo-islam ata kanė qenė tė detyruar qė ta ndėrrojnė
kėtė mendim. Arabėt kanė qenė nė nivel tė njėjtė kulturor
sikur edhe bizantinasit tė cilėt evropianėt i kanė marrė si
shembull tė popullit kulturor dhe progresiv. Pėr kėtė arsye luftėrat
e kryqėzatave kanė marrė kahje tjetėr dhe janė shndėrruar nė
aktivitet tė vjeljes kulturore,pėrmes tė cilės Evropa ėshtė
njohur me tė arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve tė tjerė
lindorė.
Arabėt qysh nė
shekullin e IX kanė zotėruar me Sicilinė. Mė vonė ata i kanė
shtytyr normanėt. Normanėt kanė qenė adhurues tė mėdhenj tė
shkencės dhe tė mendimit shkencor.
Ata kanė pranuar
kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Marrėdhėniet e mira nė mes
tė krishterėve dhe myslimanėve nė ishull si dhe ekzistimi i gjuhės
arabe, pranė asaj latine, mė shumė kanė kontribuar bashkėpunimit
shkencor nė mes tė dy popujve nė tė gjitha fushat e veprimtarisė
njerėzore.
Shembull tipik tė njė
bashkėpunimi tė tillė kemi te Al-Idrizi, gjeografit dhe
hartografit mė tė madh tė shekullit mesjetar,i cili ka punuar nė
oborrin e Roxherit tė II (rreth 1095-1154, mbret i parė sicilian,
djali i Roxherit tė I, grof i Sicilisė) nė Palermo tė Sicilisė.
Pėrveē kėtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretė e kontaktit
tė Perėndimit me kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Ajo qendėr
ka qenė Spanja arabe (Andaluzia). Spanjės i takon vendi i parė
dhe mė meritor nė pėrcjelljen e kulturės dhe civilizimit
arabo-islam nė Evropė. Perėndimi ka ditur mė shumė mbi Spanjėn
se sa mbi Lindjen e Afėrt. Universitetet e Spanjės kanė qenė
qendra tė cilat i kanė vizituar studentėt nga tė gjitha viset e
Evropės.
Nė tė njėjtėn kohė
kur luftėrat e kryqėzatave kanė arritur kulminacionin e vet, nė
shek. XII nė Spanjė,me tė madhe,kanė punuar shkollat e pėrkthyesve,
posaēėrisht shkolla pėrkthyese e Toledos,e cila ka arritur tė pėrkthejė
veprat mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme arabo-islame nė
gjuhėn latine, gjuhė e shkencės nė tė gjitha viset e Evropės,
dhe tė tė folurit nė shumė viset e Spanjės,. Nga kjo kohė
fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam nė Evropė dhe nė
mendimin evropian,e cila do tė zgjasė gati plot tre shekuj.
Edhe pse shkolla pėrkthyese
e Toledos nuk ka pasur dimenzionet e shkollės pėrkthyese tė
Bagdadit, prap se prap ka pasur rol tė madhė nė pėrhapjen e
shkencės,tė kulturės dhe tė civilizimit arabo-islam nė Evropėn
Perėndimore dhe tė Mesme.
Edhe pse kjo vulė e
madhe e krijimtarisė shkencore dhe kulturore, e cila ka filluar nė
Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, ėshtė udhėzuar nė Greqi,e
cila mė vonė, ėshtė kthyer prapė nė formė tė kulturės dhe tė
civilizimit grek,tė cilėn arabėt e kanė punuar dhe plotėsuar me
burime hindiane dhe pastaj kanė pėrshkruar nė veprat e veta
shkencore, pastaj si tė tillė,nėpėrmjet tė Afrikės,kanė
transmetuar nė Spanjė, prej sė cilės pėrmes qendrave shkencore
janė shpėrndarė nė Francė, Gjermani, Itali, Angli dhe nė vende
tė tjera tė Evropės.
Ndikimi i
gjeografisė arabo-islame
Nuk dėshirojmė kėtu
tė flasim mbi kontributin e myslimanėve nė kėtė disciplinė
shkencore, posaēėrisht nė gjeografinė deskriptive dhe nė
astronomi, sepse mbi kėto janė shkruar me dhjetėra libra nė shumė
gjuhė. Por dėshirojmė vetėm tė tregojmė dhe tė sqarojmė se
si shkrimet arabo-islame kanė qenė bazė nė tė cilėn ėshtė mbėshtetur
renesansa evropiane e kohės sė re. Shkencėtarėt arabo-islam pėrmes
vėzhgimeve astonomike dhe shqyrtimit tė traditės e kanė ndarė
atė qė ėshtė e vėrtetė dhe shkencore nga jo e vėrteta.
Ata ua kanė ndriēuar
rrugėn lundruesve europian, tė cilėt, kanė pranuar tė arriturat
e tyre dhe kanė vazhduar udhėtimin rreth botės nė zbulimin dhe
hulumtimin e pjesėve tė pazbuluara tė planetit tonė.
Zbulimet
gjeografike
Zbulimet gjeografike
dhe udhėtimi nė pjesėt e pazbuluara tė botės kanė qenė pikėnisje
e zgjimit evropian. Kėto zbulime gjeografike nuk do tė kishin
sukses sikur evropianėt tė mos kishin arritur deri te shkrimet
gjeografike arabo-islame dhe te instrumentet e navigacionit,tė cilėt
ua kanė lehtėsuar lundrimin nė detin e hapur. Myslimanėt kanė
dhėnė kontributin e vet tė plotė nė zbulimin e pjesėve tė
pazbuluara tė botės. Ata kanė njohur tėrė Evropėn me pėrjashtim
tė pjesėve veriore tė saj,tė cilėt edhe vetė europianėt e kanė
zbuluar nė kohėn e re. Gjithashtu kanė njohur Azinė Jugore dhe
Jugperėndimore, Afrikėn Veriore deri nė Ekuador, madje edhe nėn
te. Ata hollėsisht kanė pėrshkruar pjesėt tė njohura pėr ta tė
botės. Al-Mesudi, pėr shembull, nė veprat e veta ka shkruar mbi
erėrat sezonale nė Oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre nė lundrim.
Al-Biruni ka
konstatuar se India nė tė kaluarėn ka qenė gji detar tė cilin
lumenjtė nga Himalajet e kanė mbushur me shtresa pjellore dhe kėshtu
e kanė shndėrruar nė tokė pjellore. Ai ka treguar edhe mbi tė
ashtuquajturat kohėt e detit dhe ka sqjaruar se ato lindin nėn
ndikimin e forcės tėrheqėse tė Hėnės nė sipėrfaqe tė detit.
Pėrveē kėsaj, gjeografėt mysliman kanė folur mbi gjeografinė
ekonomike tė vendeve qė kanė njohur, mbi pasuritė nėntoksore,
prodhimet bujqėsore, rrugėt, popullsinė, jetėn shoqėrore dhe
sociale. Puna kėrkimore-shkencore sot ka vėrtetuar rėndėsinė e
tė dhėnave (shėnimeve) tė cilat i kanė mbledhur gjeografėt
arabo-islam mbi vendet e pazhvilluara. Kėto shėnime mbi vendet e
pazhvilluara mė vonė i kanė shfrytėzuar udhėpėrshkruesit dhe
hulumtuesit europian nė periudhėn e zbulimeve tė mėdha
gjeografike. ثshtė konstatuar dhe vėrtetuar se Evropa e ka
njohur Afrikėn dhe brendinė e saj vetėm pėrmes shėnimeve
arabo-islame. Relievi ka qenė pengesė pėr hulumtimin e brendisė
sė saj, kėshtu qė aktiviteti i tyre ka qenė i kufizuar rreth
brigjeve, ndėrsa tėrė pjesa veriore ka qenė e njohur vetėm
myslimanėve. Shėnimet e myslimanėve kanė qenė burimi i vetėm pėr
gjeografinė e kėsaj pjese deri nė shek. XIX. Mjajfton tė cekim
vetėm Az-Zejatin, i njohur nė Europė me emrin Leon i Afrikės dhe
veprėn e tij "Pėrshkrimi i Afikės" nė tė cilėn
detajisht ka pėrshkruar pjesėn veriore tė Afrikės. Kėtė vepėr
vetė Leoni e ka pėrkthyer nė gjuhėn italiane,derisa ka qenė nė
shėrbim te papa Leo X.
Detaria dhe
navigacioni
Udhėpėrshkruesit
evropian,nė masė tė madhe,janė bazuar nė burimet islame gjatė
zbulimit tė pjesėve tė panjohura tė botės. Kjo shifet qart edhe
te Marko Pollo i cili ka pėrdor shumė emra gjeografik nė formėt
arabo-islame dhe persiane. Nė shumė udhėpėrshkrimet e veta Marko
Pollo ka cekur njohuritė,tė cilat i ka marrė nga burimet
arabo-islame (vizatimet dhe hartat e lundruesve mysliman nė
Cejlon).
ثshtė dashur qė
tė kalojnė shumė gjenerata tė lundruesve europianė qė njohuritė
e tyre mbi Oqeanin Indian tiu ofrohen pėrmes njohurive
myslimane. Njohuritė myslimane pėr kėtė oqean kanė qenė bazė
mbi tė cilėn ėshtė mbėshtetur navigacioni europian i kėsaj
pjese tė botės. Portugezėt,qysh nga koha e princit Enrikut
Lundrues,kanė tentuar disa herė qė tė arrijnė nė Indi. Kur
lundruan kah brigjet perėndimore tė Afrikės,tentuan qė tė mos
largohen shumė prej brigjeve. Nė vitin 1487 Bartollomeo Diazi ka
arritur qė tė lundrojė rreth Kepit tė Shpresės sė Mirė, tė
cilėn e ka emėrtuar Bregu I Stuhisė(Cebtomentosa), pėr shkak tė
stuhisė dhe erėrave tė fuqishme nė tė cilat ka hasur gjatė
lundrimit rreth saj. Dijazi ka vėrejtur qė bregu kthehet kah
verilindja dhe pėr kėtė arsye ka vendosur tė kthehet nė
Lisabon.
Pas tij, me tė njėjtėn
rrugė, ka ecur Vasko de Gama. Ka kaluar rreth Kepit tė Shpresės sė
Mirė dhe me vėshtirėsi tė madhe ka vazhduar rrugėn deri nė
Malindi Kambi (Kenija e sotme). Kėtu, prej detarve mysliman,ėshtė
informuar se India gjendet nė largėsi prej rreth 600 ferseh larg
kontinentit tė Afrikės. Nė Malindi, Vasko de Gama qėndroi disa
javė duke menduar si tė kalojė Oqeanin Indian, pėr tė cilin ka
pasur njohuri tė pakta,dhe tė arrijė nė brigjet perėndimore tė
Indisė. Ishte mė se e sigurt se udhėtimi i Vasko de Gamės kėtu
do tė pėrfundonte. Mirėpo, duke iu falėnderuar marrėdhėnieve tė
mira nė mes tė tij dhe mbretit kambijas, si dhe marrėdhėnieve tė
mira me pilotin Shihabudin Ahmed ibn Maxhidit, njohės i mirė i
Oqeanit Indian, Vasko de Gama ka vazhduar rrugėn dhe ka arritur nė
brigjet perėndimore tė Indisė mė 14 maj 1498,pa vėshtirėsi tė
madhe. Vasko de Gama me atė rast ka qenė i habitur me shkathtėsinė
e udhėheqėsit mysliman dhe me diturinė e tij pėr orientim me
ndihmėn e yjeve.
Deri nė atė kohė
portugezėt pėr orientim kanė shfrytėzuar Diellin, ēka do tė
thotė se udhėtimi i tyre gjatė natės ka qenė shumė i rrezikshėm.
Historiani Joao de
Barros i cili ka udhėtuar me Vasko de Gamėn thekson, duke mos pėrmendur
emrin e Shihabuddin Ahmed ibn Maxhidit, se Vasko de Gama e njohu kėtė
udhėheqės me astrollabin e madh tė drurit, me diametėr 60 cm dhe
busullė. Mirėpo, e gjithė kjo nuk e befasoi ibn Maxhidin, por u
befasua lundruesi portugez kur ibn Maxhid ia tregoi hartat detare me
sistem koordinativ dhe astrollabin e metalit si dhe instrumente tė
tjera, me tė cilat janė shėrbyer lundruesit mysliman.
Shumė historian ,
duke shkruar pėr udhėtimin e Vasko de Gamės, pajtohen se udhėheqėsi
i ekspeditės portugeze ka qenė arab, por nuk pajtohen rreth emrit
tė tij. Mirėpo, a ėshtė ai ibn Maxhidi apo ndonjė arab tjetėr,me
ndihmėn e tij Vasko de Gama ka arritur nė brigjet perėndimore tė
Indis. ثshtė e njohur nė qarqet shkencore se termini
oqeanografi i pari e ka pėrdor Shihabuddin Ahmed ibn Maxhid. Nga lėmia
e oqeanografisė ka shkruar disa vepra tė vlefshme. Nė mes tyre,
me siguri, mė e njohura ėshtė "Al-Fevaid". Ai ėshtė
fryt i eksperiencės sė pasur dhe udhėtimit tė tij nė Oqeanin
Indian, nė Detin e Kuq dhe Kinez. Kėtė vepėr nė gjuhėn frėnge
ka pėrkthyer dhe botuar orientalisti francez Gabrijell Ferand
(1921-1923). Nė kėtė libėr ibn Maxhid, ka shkruar mbi njohuritė
e tij teorike dhe praktike mbi kėto detėra,mbi thellėsitė e
tyre, kanalet, ujėdhesat, gjitė dhe erėrat sezonale. Kjo ėshtė
vepra mė e rėndėsishme e shkruar nė shekullin mesjetar nga lėmia
e oqeanografisė. Ajo paraqet njėkohėsisht efektin e pėrparimit tė
madh tė navigacionit mysliman nė detari. اdo vepėr nė
shekujt e mėvonshėm, tė shkruar mbi gjeografinė e Azisė, siē
thekson Joao de Barros, ėshtė marrė nga burimet gjeografike
arabo-persiane.
Instrumentet
shkencore
Rezultate kaq tė mėdha
myslimanėt, i kanė arritur duke iu falėnderuar instrumenteve tė
konstruktuara precize. Gjatė lundrimit nė detin e hapur kanė
shfrytėzuar gjilpėrėn magnetike. Disa konsiderojnė se busolla ėshtė
shpikje kineze, ndėrsa tė tjerėt mendojnė se ajo ėshtė greke,
ndėrsa Gustav Le Ron,nė veprėn e vet mbi kulturėn dhe
civilizimin arabo-islam,pohon se busolla ėshtė instrument
origjinal arab. Nė mes tė instrumenteve greke,qė njėkohėisht
janė pėrdor nė detari,kanė qenė: astrollobi dhe armili. Krahas
kėtyre instrumenteve myslimanėt kanė pasur instrumetet e tyre
origjinale tė cilat i kanė konstruktuar vetė si pėr shembull:
ora e diellit, kolure, katrori etj. Tipi i pėrsosur i astrollobit
"safihah" tė Az-Zerkovit ka pasur ndikim tė madh te
evropianėt dhe ka qenė i njohur nga lundruesit evropian disa
shekuj me radhė.
Instrumenti
"sudas-al-fahri" i Al-Havkudijevit ka qenė bazė e
instrumentit bashkėkohor,tė njohur me emrin sekstant. Nė mes tė
astronomėve tė shumtė mysliman,tė cilėt kanė konstruktuar njė
numėr tė madh instrumentesh nė observatoriumin "Sheref
al-devle" tė Bagdadit,kanė qenė edhe Al-Kavhi dhe As-Sagani.
Pėr kėtė arsye nuk
ėshtė pėr tu befasuar qė arabėt kanė qenė njohės mė tė
mirė tė yjeve dhe janė shėrbyer me to pėr orientim nė detin e
hapur. Edhe sot, shumė emra tė yjeve nė gjuhėt evropiane kanė
bazė arabe si p.sh. Achernar, Aldebaran, Alaid, Altair, Betelguese,
Centaurus, Markab, Mirfak, Regal, Famalhut etj.
Ekspozimi ynė do tė
ishte shumė i gjatė po qė se do tė flisnim mbi terminologjinė
arabe e cila ka kaluar nė Evropė dhe kėto evropianėt i kanė pėrdor
nė origjinal.
Madhėsia dhe forma e
Tokės
Pėr sa i pėrket
formės dhe madhėsisė sė Tokės Evropa mesjetar ka qenė shumė e
ndarė. Formėn e rumbullakėt tė tokės Augustini i shenjtė e ka
konsideruar tė pamundur.
Ibn Hordazbeh (ka
vdek mė 885 e.r.) , Ibn Rusteh (ka vdekur mė 903 e.r.), Al-Mesudi,
Abu al-Fida dhe shumėtė tjerė, pohimet e tyre mbi formėn e
rumbullakėt tė tokės kanė dhėnė edhe argumente. Abu al-Fida si
argument mbi formėn e rumbullakėt tė Tokės cek se kėndi prej sė
cilės shiqohen yjet nė drejtim tė veriut rritet nėse shkohet nė
drejtim tė veriut, ndėrsa ėshtė mė e vogėl ndaj yjeve tė cilėt
gjinden nė pjesėn jugore nėse largohemi prej tyre. Kėtė kuptim
mbi formėn e rumbullakėt tė Tokėsa, nė tė vėrtetė, ka
treguar lundrimi i Kolombos nė drejtim tė Perėndimit mund tė ēojė
deri nė Juglindje tė Azisė dhe Kinės. Gjeografėt arabo-islam,
pasi kanė konstatuar se Toka ka formė tė rrumbullakėt, kanė
tentuar tė masin edhe madhėsinė e saj. Greku Eratosten ėshtė i
pari i cili ka arritur pėrafėrsisht tė matė gjatėsinė e
meridianit nė mes tė dy poleve dhe, pėrmes kėsaj edhe madhėsinė
e tokės. Ai ka vėrejtur se gjatė verės Dielli gjendet nė zenit
mbi Asuan, ndėrsa devijon pėr njė tė pesėdhjetėn e rrethit mbi
Aleksandri. Pėr tė fituar perimetrin e tokės sipas meridianit, ai
gjatėsinė nė mes tė Asusit dhe Aleksandrisė e ka shumėzuar me
pesėdhjetė dhe ka konstatuar se gjatėsia e meridianit ėshtė
66,2 milje.
Matja e gjatėsisė sė
meridianit nga ana e arabėve ndaj matjes sė grekve dallohet nga qė
arabėt dretpėrsėdrejti e kanė matur largėsinė e dy pikave nė
provincėn Sergjov nė Irakun Verior. Matja ėshtė bėrė gjatė
kohės sė halifit Al-Me'mun, nėn kontrollin e djemve tė Musa ibn
Shakirit, astronomėve dhe matematicientėve tė njohur mysliman.
Rezultati i matjeve ka qenė 56.625 milja arabe. Kėtė rezultat
pastaj e kanė shumėzuar me 360 dhe nė kėtė mėnyrė kanė
fituar perimetrin e Tokės nėpėr pole e cila shumė pak dallohet
nga gjatėsia e vėrtetė e matur nė tė njėjtin vend.
Shkencėtarėt grek
kanė pohuar se Toka ėshtė e palėvizshme, qė nuk lėviz dhe
gjendet nė qendėr tė kosmosit. Kėto pohime tė tyre kanė
pranuar edhe shumė gjeograf arab. Por ka pas tė tillė, tė cilėt
kanė hudhur sistemin gjeocentrik. Nė mesin e tyre padyshim janė:
As-Singjari, Ash-Shirazi, Abu al-Feregj, Ash-Shami etj. Kuptimi mbi
sistemin heliocentrik te mendimi arabo-islam ka paraprirė disa
shekuj para asaj evropiane, dhe nė tė vėrtetė, ka qenė udhė pėr
Kopernikun,i cili nė gjysmėn e shek. 16 ka vėrtetuar se Toka dhe
planetet tjera rrotullohen rreth Diellit. ثshtė pėr tu
befasuar se Koperniku ėshtė vonuar nė vėrtetimin mbi lėvizjen e
trupave qiellor deri nė gjysmėn e shek. 16, krahas bazave
shkencore tė hershme myslimane.
Hartografia
Arabėt kanė vėrejtur
se harta ėshtė vegėl mė e rėndėsishme nė duart e gjeografėve
dhe pėr kėtė arsye kėsaj dege tė gjeografisė ia kanė kushtuar
rėndėsi tė posaēme. Muhammed ibn Musa al-Havarizmi dhe Al-Behli
janė nė mes tė gjeografėve tė parė arabo-islam tė cilėt
veprat e veta i kanė plotėsuar me harta gjeografike. Krahas veprės
sė Al-Havarizmit "Suret al-erd" gjendet pėrmbledhja e
hartave gjeografike,ndėrsa krahas veprės sė Al-Belhit "Suver
al-ekalim", teksti origjinal i tė cilit ėshtė humbur,
gjendet edhe atlasi i parė arab. Gjatė kohės sė halifit
Al-Me'mun njė grup shkencėtarėsh mysliman ka punuar nė pėrpilimin
e hartės gjeografike tė cilėn Al-Mesudi e ka emėrtuar
"As-shra al-Me'munija". Si bazė pėr pėrpilimin e saj ka
shėrbyer gjeografia e Ptolomeut. Ajo ka qenė mė e mirė dhe mė e
qartė ndaj hartave gjeografike tė Ptolomeut, Marinos dhe
hartografive tė tjera antike. Edhe pse arabėt nuk kanė qenė
origjinal nė hartografi, ata kanė ruajtur trashėgiminė e vjetėr
nga hartografia. Ata fuqimisht kanė qenė nėn ndikimin e
hartografisė greke, posaēėrisht tė Ptolomeut ,tė cilėt i kanė
shumė borxh si edhe Evropa. Harta gjeografike e Al-Idrisit (vit.
1154) ėshtė gjurmė e vetme e hartografisė.
Hartat gjeografike
arabe kanė qenė mė tė mira, mė tė qarta dhe mė shumė janė pėrputhur
me argumente shkencore,se ato harta gjeografike evropiane tė
shekullit mesjetar, nė tė cilėt kryesisht ka dominuar mitologjia
fetare (Mappae Mundi). Gjurmėt mitologjike shifen qartė nė hartat
gjeogrrafike tė Psalterit (rreth vit. 1200), Hetorfordit (1280)
Marina Sanotoa (1321), Estea (1459) etj.
Edhe pse tė
kufizuar, hartografėt evropian nuk kanė lėnė pas dore njohuritė
myslimane,tė cilat ata i kanė arritur nė kėtė degė shkencore.
Ndikimi i hartografisė islame ėshtė mjaft e theksuar nė hartat
gjeografike tė Mas Marina Sanotoes, me tė cilėn sqaron bllokadėn
ekonomike tė botės islame. Kraqkovski konsideron se kjo ėshtė
kopje nga atlasi botėror islam.
Kulminacionin e vet
hartografia evropiane e ka arritur me paraqitjen e tė ashtuquajturės
harta detare "Portoloni". Edhe nė kėto harta shifen
gjurmėt e gjeografisė myslimane dhe gjurmėt e hartave detare
myslimane pėr udhėtim nėpėr Oqeanin Indian. Kimble nė veprėn e
vet "Geography in the middle ages" thekson se nė hartėn
gjeografike tė botės, tė cilėn e ka profektuar Este mė 1450 nuk
shifet ndikimi i Ptolomeut ,por gjurmėt e arabėve dhe e
hartografisė sė tyre.
Nė fund mund tė
themi se rrėnjėt e hartografisė bashkėkohore gjenden larg,pra nė
tė kaluarėn e hershme. Arabėt dhe myslimanėt gjatė mesjetės
kanė qenė levė nė mes tė sė vjetrės dhe tė resė. Ata kanė
ruajtur traditėn dhe kanė begatuar gjeografinė me zbulime tė
reja gjeografike, me isntrumente origjinale tė navigacionit,me tė
menduarit e lirė etj. Kontributi dhe ndikimi i tyre nė mendimin
shkencor mbi gjeografinė ka zgjatur deri nė kohėn e renesansės
evropiane dhe tė zbulimeve tė mėdha gjeografike.
|