
|
. |
.. |
RRENJET ARABE NE
MJEKESINE EVROPIANE
Nga
David V. Çanc
Wel
knew he the olde Esculapius
And Deyscorides and eek Rufus
Olde Ypocras, Haly and Galeyn
Serapion, Razi and Avycen,
Averrois, Damascien and Constantyn,
Bernard
and Gatesden and Gilbertyn
Ne
prologun e Historive te Kantenburit, Xhefri Shoser identifikon
autoritetet e perdorura nga “Doktoret e Fizikes” ne gjashte
rreshta te cilat po i permendim me poshte. Lista perfshin kater
fizikante arabe : Jesu Hali (Ibn ‘Isa (Hali Abbas, Ali ibn
el-Abbas el-Maxhusi]), Razi (el-Razi, apo Razes), Avycen (Ibn
Sina) dhe Averrois
(Ibn Rushd, apo Averroes). Keta te katert nuk u futen ne listen e
Shoserit vetem per te shtuar pak arome ekzotike ne poezite e tij te
fundit te shekullit te 14. Shoseri i citoi ata sepse ata
konsideroheshin si autoritete nga me te medhenjte ne fushen e
mjekesise per boten e
hershme dhe Evropen mesjetare; fizikante, librat e te cileve u
perdoren ne shkollat europiane te mjekesise, qe do te ishin edhe per
shume shekuj te tjere. Ne fillim duke e mbledhur, perkthyer,
shpjeguar dhe duke e kodifikuar dijen klasike greko-romake qe Evropa
e kishte humbur, fizikantet arabe te shekujve 8-11 hodhen themelet e
institucioneve dhe shkences ne mjekesine moderne.
Mbas
renies se perandorise romake ne shekullin e peste, Evropa pati
humbur lidhje me shume nga trashegimia e saj intelektuale. Nga
shkenca greke, gjithashka qe pati mbetur ishte enciklopedia e Plinit
dhe te dhenat e Betiusit ne llogjike dhe matematike; biblioteka
latine ishte aq e kufizuar saqe teologet evropiane e paten thuajse
te pamundur qe te zgjeronin njohurite e tyre duke u mbeshtetur vetem
ne keto dokumente qe kishin.
Qendra
e Evropes se re u be kisha, e cila ushtroi influencen e saj
thellesisht ne mjekesi. Per shkak se krisitianizmi theksonte
kujdesin per te semuret, manastiret bene spitale shume te mira –
por ato nuk funksiononin njesoj si spitalet e sotme. Ato ishin
thjesht vende ku qendronin njerezit e semure, ku ata ose mund te
sheroheshin apo vdisnin sipas deshires se Zotit. Atje nuk kishte
fizikante te ditur qe mund te kujdeseshin, vetem disa murgj te
sjellshem te cilet kujdeseshin nga ana shpirterore, por jo nga ana
mjekesore.
Per
shkak se kisha kristiane e shihte kujdesin per shpirtin si shume me
te rendesishem se kujdesi per trupin, trajtimi mjekesor madje dhe
pastertia fizike vleresoheshin pak, dhe madje edhe prishja ose
kalbezimi i trupit konsiderohej si shenje shenjterie. Me kohen,
afersisht te gjithe evropianet filluan t`i shihnin semundjet si nje
kondite e shkaktuar nga forca supernatyrale. Keshtu qe edhe kurat
mund te ishin vetem ato te cilat mebeshteteshin ne fe. Cdo semundje
kishte nje shenjteror te cilit i drejtoheshin lutje nga pacientet,
familja, shoket dhe komuniteti. Infeksionet e kanaleve te siperme te
frymemarrjes mund te sheroheshin nga bekimi i grykes me qirinj te
kryqezuar ne festen e Shen Blaise. Shen Roku u be shpetimtari i
viktimave te koleres. Shen Nikais ishte mbrojtja kunder lise.
Mbreterit, te cilet konsideroheshin si te shenjte, besohej se mund
te sheronin semundjet e lekures dhe semundje te tjera me “prekjen
mbreterore”.
Me
studimin e semundjeve dhe te pacienteve te lene pas dore, mjekesia
aktualisht filloi te zhdukej. Ata fizikante te cilet mbijetuan ishin
shumica te lidhur me manastiret. Por edhe per ta qellimi ishte qe te
mund te gjenin shkaqet, apo edhe sherimin dhe jo te konsideronin
shkrimet e tjera te fizikanteve dhe te jepnin komente. Ne mes te
shekullit te shtate, kisha katolike ndaloi kirurgjine nga murgjerit,
sepse ajo konsiderohej si nje rrezik ndaj shpirterave te tyre.
Meqenese te gjithe kirurget e asaj kohe ishin klerike, ky urdher i
dha fund praktikes se kirurgjise ne Evrope.
Perafersisht
ne te njeten kohe, nje tjeter qyteterim po rritej ne lindje. Ardhja
e Islamit, ne shekullin e shtate, coi ne qindra vjet zgjerimi
gjeografik dhe nje zhvillim te jashtezakonshem ne te gjitha deget e
shkences. Arabet shume shpejt bashkuan kulturat e ndryshme te botes
Islame, dhe arabishtja – gjuha e Kur’anit – u be gjuhe
universale. Me ardhjen e shekullit te 10 nje gjuhe e vetme lidhte
popujt nga Ran i Kuçit [India] deri ne jug te Frances, arabishtja u
be per Lindjen ajo qe latinishtja dhe greqishtja ishin per
Perendimin – gjuha e literatures, artit dhe shkences, dhe gjuha e
perbashket per te shkolluarit.
Mjekesia
ishte e para nga shkencat greke qe u studiua me thellesi nga
shkollaret islamik. Mbasi Akademia e Platos u mbyll me 529, disa nga
shkollaret e saj gjeten shpetim ne universitetin e Xhundishapurit,
kryeqendra e vjeter Sasanide e Persise, e cila gjithashtu pati qene
strehe per shume shkollare nestoro-kristiane – midis tyre shume
fizikante – me 431. Persia u be pjese e botes Islame me 636, dhe
sundimtaret arabe favorizonin shkollen mjekesore te Xhundishahpurit;
per 200 vjet te tjera ajo ishte qendra me e madhe e mesimit te
mjekesise ne boten islame. Atje, fizikantet muslimane fillimisht u
familiarizuan me punet e Hipokratit, Galenit dhe shume fizikante te
tjere greke. Ne te njejten kohe, ata ishin po ashtu te ekspozuar
ndaj dijes mjekesore te Bizantit, Persise, Indise dhe Kines.
Duke
e ditur rendesine e perkthimit te puneve greke ne arabisht, halifi
Abasid Harun el-Rashid (786-809) dhe i biri i tij, el-Ma’mun
(813-833) krijoi nje zyre perkthimesh ne Bagdat, Bejt el-Hikmah,
apo Shtepia e Dijes, dhe dergoi ambasadore per te mbledhur pune
shkencore greke ne perandorine bizantine. Kjo gje nxiti fazen e pare
te mjekesise islamike, efektet e te ciles ne ende i ndjejme edhe
sot: kjo ishte priudha e perkthimit dhe permbledhjes.
Perkthyesi
me i rendesishem i kohes ishte Hunejn ibn Ishak el-‘Ibadi
(809-73), i cili u be i famshem pasi pati paguar nga pasuria e tij
per shume nga doreshkrimet me nje peshe te barabarte floriri. Ai dhe
ekipi i tij i perkthyesve kaluan neper duar dhe perkthyen ne
arabisht te gjitha tekstet greke mjekesore, perfshi ketu punet e
Galenit, Oribasiusit, Paulit te Aeginit, Hippokratit dhe Matria
Medica te Dioscoridesit, deri ne fund te shekullit te nente.
Keto perkthime hodhen themelet e nje mjekesie unike arabe.
Praktika
mjekesore muslimane ne pergjithesi pranoi konceptin e humoreve te
Galenit, i cili hidhte idene se trupi njerezor ishte i perbere nga
po ato kater elemente qe perbenin boten – toka, uji, zjarri dhe
uji. Keta elemente mund te perziheshin ne proporcione te ndryshme,
dhe pikerisht keto ndryshime ne perberje shkaktonin nje sere
temperamentesh dhe ‘humor’ tek njerezit. Kur humoret e nje trupi
balancoheshin, nje person ishte i shendetshem. Semundjet nuk ishin
per shkak te forcave supernatyrale, por per shkak te mosbalancimit
te humoreve, dhe kjo mund te sherohej nga arti i mjekesise.
Fizikantet
muslimane sidoqofte filluan ta shihnin mjekesine si shkenca qe
merrej me perberjet e trupit njerezor, dhe qellimi i saj ishte
ruajtja e shendetit dhe, neqoftese ky shendet demtohej atehere te
beheshin perpjekjet per ta rikthyer ne gjendjen e meparshme. Ata e
konsideronin veten si njerez qe praktikonin artin e dyfishte te
sherimit dhe mirembajtjes se shendetit.
Para
se te mbyllej periudha e perkthimit, perparime u bene edhe ne fusha
te tjera qe kishin lidhje me shendetin. Harun-el-Rashidi krijoi
spitalin e pare, ne sensin modern te fjales, ne Bagdat rreth vitit
805. Brenda nje dekade apo dy, 34 spitale me teper u ndertuan ne
gjithe boten islame dhe numri i tyre vazhdonte te rritej cdo vit.
Keta
spitale, ose bimaristane, ishin shume pak te ngjashem me ata
ne Evrope. Te semuret e konsideronin bimaristanin si nje vend
ku mund te trajtoheshin dhe madje sheroheshin nga fizikantet, dhe po
ashtu fizikantet vete e shihnin bimaristanin si nje institut
qe kishte per qellim shendetin, sherimin e semundjeve dhe zhvillimin
dhe perhapjen e dijes mjekesore. Shkollat mjekesore dhe bibliotekat
kishin lidhje me spitalet e medhaja, dhe fizikante me eksperience
mesonin studentet, te cilet me vone do te aplikonin ne trupat e
njerezve ato qe kishin mesuar ne sallat e leksionit. Spitalet kishin
edhe provime per studentet e tyre, dhe jepnin edhe diploma. Ne
shekullin e 11, kishte madje edhe klinika udhetuese, te cilat
mbeshteteshin nga spitalet e medhenj dhe u conin kujdesin mjekesor
atyre qe ishin shume larg apo shume te semure per te ardhur vete ne
spital. Pra me pak fjale bimaristani ishte qendra e mjekesise
arabe dhe prototipi mbi te cilin u ndertuan me vone spitalet
moderne.
Njesoj
si spitalet po ashtu edhe farmacia ishte nje zhvillim i ardhur nga
muslimanet. Islami meson se “Zoti ka sjelle nje ilac per te gjitha
semundjet” dhe se muslimanet duhet te kerkojne per ato ilace dhe
t`i perdorin ato. Nje nga shkrimet farmaceutike u shkrua nga Xhabir
ibn Hajjan (ca. 776), i cili konsiderohet babai i alkimise arabe.
Njohuria arabe per faramaceutiken ishte shume e gjere; ajo jepte
pershkrime per origjinen gjeografike, vetite fizike dhe metoden e
aplikimit te gjithshkaje qe ishte e perdorshme ne kurimin e nje
semundjeje.
Farmacistet
arabe, apo sejdalani, futen nje numer te madh ilacesh ne
praktiken klinike, perfshi ketu senen, kamforin, drurin e sandalit,
myshk, myrrh, cassia, tamarind, arre hindi,
hudhrat, karafilin, aconite, ambergris dhe merkurin.
Sejdalanet gjithashtu zhvilluan shurupe dhe juleps – fjale
te ardhura nga arabishtja dhe persishtja, respektivisht – dhe
perzierje te mira sic ishin lengu i trendafilit apo uji i
portokallit si nje metode per administrimin e ilaceve. Ata po ashtu
ishin familiare me efektet e kerpit indian dhe shtares, kur
merreshin si lengje apo me ane te tymit.
Me
ardhjen e halifatit te el-Mamunit, farmacia ishte nje profesion i
praktikuar nga specialiste shume te afte. Farmacistet duhej te
kalonin provime dhe te merrnin licensa, dhe pastaj kontrolloheshin
nga shteti. Ne fillim te shekullit te nente, dyqanet e para
farmaceutike u hapen ne Bagdat. Pergatitjet farmaceutike
prodhoheshin dhe shperndaheshin ne treg, pastaj jepeshin ne popull
nga fizikantet dhe farmacistet ne forma te ndryshme – si pilula,
lengje, melheme, embelsire, etj.
Lulezimi
i mendimit origjinal ne mjekesine arabe filloi ne shekullin e nente.
Puna e pare e madhe u shfaq kur Abu Bekr Muhamed ibn Zakarija
EL-Razi (ca. 841-926) e kthehu vemendjen e tij tek mjekesia. El-Razi
, i njohur ne perendim si Rhazes, u lind in Persi ne qytetin
Raj afer Teheranit. Pas rinise se tij si muzikant, matematicien,
kimist, El-Razi shkoi ne Bagdat te vazhdonte studimet ne mjekesi ne
moshen 40 vjecare. Pasi kompletoi studimet, ai u kthye ne Raj dhe
mori persiper aty drejtimin e spitalit. Fama e tij u rrit shume
shpejt dhe ne pak vjet ai u zgjodh te vihej dretori i nje spitali te
ri qe po ndertohej ne Bagdat. Ai u mundua t`i jepte pergjigje
pyetjes se ku do te vendoseshin paisjet duke varur copa mishi ne
zona te ndryshme te qytetit dhe duke kontrolluar ritmin me te cilen
do te prisheshin ato. Pastaj ai urdheroi
ndertimin e spitalit ne ate zone ku mishi ishte kalbur me
pak.
El-Razi
eshte konsideruar si nje nga klinistet me te medhenj te mjekesise
islame dhe si nje nga mendimtaret me origjinale. Nje shkrimtar
pjellor, i cili shkroi reth 237 libra, gjysma e te cilave kane te
bejne me mjekesine. Trajtimet e tij per semundjet e femijeve kane
udhehequr disa historiane ta konsiderojne ate si babai i pediatrise.
Ai ishte i pari te zbulonte temperaturen e larte dhe shkaqet e saj.
Puna e tij per guret ne veshka akoma konsiderohet klasike.Ne shtesen
te kesaj, ai prezantoi pomaden me zhive per te trajtuar zgjebjen.
El-Razi predikoi besimin tek vezhgimi se sa marrjen ne dorezim te
autoritetit; ai ishte nje proponent i forte i eksperimentimit te
mjekesise dhe perdorimin me efekt te kurave mjekesore te provuara me
perpara me sukses. Ai ishte nje nga udheheqesit ne luften kunder
joprofesionalisteve dhe sharlataneve – dhe autor i nje libri qe
demaskonte metodat e tyre – ai beri thirrje per standarte te larta
profesionale per ata qe praktikonin mjekesine. Po ashtu el-Razi
kembengulte ne nevojen e vazhdimit te studimeve nga ana e mjekeve.
El-Razi ishte i pari qe theksoi vleren e besimit te perbashket dhe
konsultimit midis fizikanteve te asaj kohe ne trajtimin e
pacienteve, gje qe ishte shume e rralle per kohen.
Pasi
mbaroi kohen e tij si drejtor spitali ne Bagdat, ai u kthye ne Raj
ku dhe filloi te jepte mesim-artin e sherimit ne spitalet lokale, si
dhe vazhdoi te shkruante. Puna e tij e pare e madhe ishte nje liber
i perbere prej 10 pjesesh dhe i quajtur El-Kitab el-Mansuri,
i thirrur keshtu mbas ligjvenesit ne Raj, Mansur ibn Ishak. Ne te,
ai diskutoi ceshtje te ndryshme si per shembull teorite dhe
definicionet e pergjithshme te mjekesise; dieta dhe ilacet si dhe
efekti i tyre ne trupin e njeriut; kujdesi i nenes dhe femijes,
semundjet e lekures, higjena gojore, klimatollogjia dhe efektet e
ambientit ne shendet; epidemiologji dhe toksikologji.
El-Razi
gjithashtu pergatiti edhe El-Xhudari ue el-Hasbah, shkrimi i
pare i shkruar ndonjehere per semundjen e fruthit dhe te lise. Ne
nje pershkrim profesional te vezhgimeve klinike, el-Razi u be i pari
qe te dallonte keto dy semundje nga njera-tjetra. Ne te njejten
kohe, ai dha menyra te vlefshme se si mund te kuroheshin te dyja
keto semundje.
Puna
e tij me e vleresuar ishte enciklopedia mjekesore e permbledhur ne
25 libra, El-Kitab el-Havi. El-Razi kaloi gati gjithe jeten e tij
duke mbledhur te dhena per kete liber, i cili do te kishte per
qellim permbledhjen e te gjithe njohurise mjekesore te kohes se tij,
e mbeshtetur nga eksperienca dhe vezhgimet e tij shkencore. Ne
El-Havi, El-Razi thekson nevojen per fizikantet qe te tregojne shume
kujdes ne ato cfare historite e pacienteve tregojne, dhe jo thjesht
te konsultojne autoritetet e te kaluares. Ne nje seri te rasteve te
diagnostikimit te quajtur “Shembuj nga Pacientet,” El-Razi
demonstron nje shembull interesant. Nje pacient, i cili jetonte ne
nje zone te perfshire nga malaria, vuante nga ethe dhe grip e cila u
diagnostikua si malarie dhe dukej si e pakurueshme. El-Razi u pyet
qe ta kuronte ate. Pasi dalloi nje substance ne urinen e tij, ai
kuptoi se ketu ishte fjala per nje infeksion te melcise, dhe e
sheroi pacientin duke e trajtuar me diuretike.
Aftesite
klinikale te El-Razit mbeshteteshin te kuptimi i tij per natyren
njerezore, vecanerisht kjo e demonstruar ne sjelljet e pacienteve.
Ne nje seri te shkurter pershkrimesh mbi marredheniet
doktor-pacient, ai pershkroi rregulla qe ende mesohen edhe sot, nje
milenium me vone: doktoret dhe pacientet duhet qe te krijojne nje
besim tek njeri tjetri, ai shkruan po ashtu se komentet pozitive nga
ana e doktoreve kurajojne pacientet, i bejne ata te ndihen me mire
dhe shpejton sherimin; po ashtu ai thekson se ndryshimet nga nje
doktor tek tjetri humbasin shendetin e pacientit, pasurine dhe
kohen.
Jo
shume kohe mbas vdekjes se el-Razit, Abu ‘Ali el-Husejn ibn Abd
Allah ibn Sina (980-1037) u lind ne Bukhara, ne ate cka sot quhet
Uzbekistan. Perkthyesit e mevonshem e latinizuan emrin e tij ne
Avicena. Eshte e veshtire te pershkruash Ibn Sinen pa perdorur
superlativat. Ai ishte per arabet cfare Aristoteli ishte per
greqine, Leonardo da Vinci per Rilindjen dhe Getja per Gjermanine.
Ai ishte nje njeri i madh jo vetem ne mjekesi, por edhe ne fusha te
tjera si filozofi, shkence, muzike, poezi, etj. Bashkekohesit e tij
e therrisnin “princi i fizikanteve”.
Jeta
e Ibn Sines ishte ne fakt nje legjende. Ai ishte djali i nje
taksambledhesi, kishte nje zgjuarsi te madhe saqe mesoi Kur’anin
permendesh ne moshen 10 vjec. Me vone studioi ligj, matematike,
fizike, dhe filozofi. I perballur me nje problem te veshtire ne
metafiziken e Aristotelit, Ibn Sina e lexoi librin 40 here derisa
gjeti zgjidhjen. Ne moshen 16 vjec ai iu fut mjekesise, e cila sic
thote ai nuk ishte “e veshtire”. Ne moshen 18 vjec, fama e tij
si nje fizikant ishte aq e madhe saqe ai u thirr per mjekimin e
princit Samanid Nuh ibn Mansur. Suksesi i tij me ate pacient beri qe
ai te fitonte te drejten e hyrjes ne biblioteken mbreterore te
Samanidit, nje nga qendrat me te medha te dijes ne Bukhara.
Ne
moshen 20 vjec, Ibn Sina u caktua si mjek i oborrit, dhe dy here
sherbeu si vezir, per Shems el-Deulah, princin Bujid te Hamdanit, ne
Persine perendimore. Vitet qe i mbeten ishin te mbushur me aventura
dhe pune te veshtire, sidoqofte ai e gjente kohen per te shkruar 20
libra ne teologji, metafizike, astronomi, filologji dhe poezi dhe
rreth 20 te tjere per mjekesine – perfshi ketu Kitab
el-Shifa’, apo Librin e Sherimit, qe ishte nje enciklopedi
mjekesore dhe filozofike.
Puna
e tij me e rendesishme, sidoqofte eshte El-Kanun fi el-Tibb, Kanuni
i Mjekesise. Mbi nje milion fjale i gjate, ai bente kodifikimin e te
gjithe dijes ekzistuese ne mjekesi. Duke permbledhur traditat
Hipokratike dhe Galenike, duke pershkruar praktikat siriane-arabe
dhe indo-persiane dhe duke perfshire po ashtu dhe shenime nga
observimet e tij, Ibn Sina u perpoq qe te perfshinte cdo informacion
mbi anatomine, fiziologjine, diagnozen dhe trajtimin e seciles.
Kanuni
theksonte rendesine e dietes dhe influencen e klimes dhe ambientit
tek shendeti i njeriut. Ai perfshinte diskutime per kancerin e
gjoksit, tumoret, punen dhe helmet dhe trajtimin e tyre. Ibn Sina
beri dallimin midis meningjitit dhe meningjismusit te semundjeve te
tjera, po ashtu pershkroi nefritin kronik, paralizen faciale,
ulceren e stomakut dhe llojet e ndryshme te hepatitit si dhe shkaqet
e tyre. Po ashtu ai shpjegoi kontraktimin
dhe leshimin e bebes se syrit si dhe vleren diagnostikuese, shpjegoi
gjashte muskujt kryesore te syrit dhe diskutoi funksionet e cipes se
syrit, po ashtu hodhi idene per natyren ngjitese te disa semundjeve,
e cila ndodhte si rezultat i “gjurmeve” te lena ne ajer nga nje
person i semure.
Kanuni
po ashtu perfshinte dhe pershkrimin e rreth 760 bimeve mjekesore dhe
ilaceve te cilat mund te dilnin prej tyre. Ne te njejten kohe Ibn
Sina hodhi themelet e provave klinike me ilacet, principe te cilat
ende ndiqen edhe sot.
Shume
shpejt, ky Kanun u be baza e references per boten islame.
Nizami-i Arudi i Smarkandit shkruan per brezat e fizikanteve ne
fillim te shekullit te 12, “ Per ate qe kane njohuri nga volumi i
pare (i Kanunit), asgje nuk eshte e paqarte per teorine e
pergjithshme dhe principet e mjekesise.” Kanuni po ashtu u
perdor si reference, nje liber mesimi deri ne shekullin e 19, me
gjate se cdo veper tjeter mjekesore.
Gjate
shekullit te 10, kur tekstet arabe u perkthyen ne fillim ne
Katalonje, Evropa filloi te shfrytezonte pasurine intelektuale te
arabeve, dhe ne kete menyre ata germonin edhe ne prejardhjen e tyre
klasike. Punet mjekesore te Galenit dhe Hipokratit u rikthyen ne
Perendim nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, dhe pasi u perkthyen
ne latinisht u transformuan ne ate qe u njoh si klasiket mjekesore
arabe. Nepermjet fermentimit intelektual te botes islame, Evropa
filloi te rinjihte dicka nga e kaluara e saj.
Dy
perkthyesit kryesore te materialt klasik nga arabishtja ne latinisht
ishin Konstandinus ( i nohur edhe si Leo) Africanus (1020 – 1087),
i cili punoi ne Salerni dhe ne Monte Kazino, po ashtu edhe Gerardi i
Kremones (1140-1187), i cili punoi ne Toledo. Ishte pak a shume nje
aksident qe te dy perkthyesit jetonin ne zonen e kufirit
arabo-kristian ku te dy kulturat ndikonin tek njera tjetra. Dhe po
ashtu nuk ishte konicidence qe Salernoja, fakulteti mjekesor me i
madh per Evropen, ishte afer Sicilise arabe, po ashtu qe edhe
fakulteti i dyte, ai i Montpeillerit, u themelua me 1221 ne Jug te
Frances prane kufirit andaluzian.
Kanuni
i Ibn Sines u fut per here te pare ne Evrope ne fund te shekullit te
12, dhe efekti i tij ishte dramatik. I kopjuar dhe i rikopjuar,
shume shpejt ai u be referenca standarte mjekesore ne Evrope. Ne 30
vitet e fundit te shekullit te 15, shume pak para shpikjes evropiane
te shtypshkrimit, u shpernda ne 16 botime, ne shekullin qe vazhdoi
me teper se 20 botime te tjera u printuan. Nga shekulli i 12 deri ne
shekullin e 17, materia medica e tij ishte baza e farmacise
ne Evrope, dhe deri nga viti 1537 Kanuni ishte ende nje liber
i detyruar ne Universitetin e Vjenes.
Perkthimet
e puneve te El-Razit sic ishin El-Kitab el-Havi e te tjera vazhduan
me po te njejten ritem. Te shtypura ne nje kohe kur shtypshkrimi
ishte ende ne fillimet e tij, te gjitha punet e El-Razit u pranuan
boterisht. Libri i nente i El-Kitab el-Mansuri (per semundjet nga
koka deri ne kembet) ishte pjese e studimeve ne Universitetin e
Tubingenit deri ne fund te shekullit te 15.
Bashkekohesit
evropiane i konsideruan ibn Sinen dhe el-Razin si autoritetet me te
medha ne ceshtjet mjekesore, dhe portretet e te dyve ende zbukurojne
hollin e madh te Shkolles se Mjekesise ne Universitetin e Parisit.
Ne “Ferri”, Dantja e vendos Ibn Sinen krah per krah me dy
fizikantet Hipokratin dhe Galenin. Roxher Bekon u mbeshtet tek puna
e Ibn Sines per te vazhduar kerkimet e tij per syrin.
Por
nuk ishte vetem El-Razi dhe Ibn Sina qe
influencuan Evropen. Perkthimet e me teper se 400 autoreve
arabe te cilet shkruanin per tema te ndryshme si oftalmologjia,
kirurgjia, farmaceutika, kujdesi per femijen dhe shendeti publik,
influencuan thellesisht rilindjen e shkences evropiane.
Megjithe
besimin e tyre ne teori te kaluara sic ishin humoret dhe miasmat,
mjekesia e Ibn Sines, El-Razit dhe bashkekohesve te tyre eshte baza
e shume ideve te cilat sot jane te padiskutueshme. Ishin keta
fizikante arabe te cilet dhane diagnoza shume te sakta per koleren,
difterine, leprozen, diabetin, kancerin, epilepsine etj. Teoria e
Ibn Sines e infektimit si pasoje e “gjurmeve” coi ne krijimin e
karantines si nje nga menyrat per perhapjen e semundjeve infektuese.
Doktoret arabe hodhen po ashtu themelet e trajtimit klinikor dhe
provat me ilacet, po ashtu zbuluan sekretin e pamjes. Ata u bene
mjeshtra per operacionet e hernias dhe kataraktit, mbushjen e
dhembeve me gjethe te arta dhe po ashtu zbulimin e syzeve per
semundjet e syrit. Po ashtu ata iu lane brezave rregulla per
shendetin, higjenen, dieten, etj, te cilat jane ende ne perdorim dhe
sot.
Keshtu
Bota Islame jo vetem qe u be nje rruge e sukseshme transmetimi e
dijes mjekesore te grekeve, por ne te njejten kohe e permiresoi kete
njohuri duke e korigjuar dhe e zgjeruar me teper para se ta kalonte
ne Evrope e cila kishte kohe qe i kishte braktisur vezhgimet dhe
eksperimentet si dhe konceptin e nje shendeti tokesor. Fizikantet e
gjuheve dhe besimeve te ndryshme paten bashkepunuar ne ndertimin e
nje strukture e cila ka lene gjurme te jashtezakonshme ne praktiken
mjekesore te kohes se sotme.
|