Krishterizmi
Misionar
Analize
e nje Muslimani
Dr.
Geri Miler
Kjo
pune nuk eshte nje sulm mbi Kristianizmin. Ne vend te kesaj, ne kemi
per qellim te qartesojme vagellimin, te japin informacionin e
neglizhuar dhe te perfundojme mendimet e pakompletuara qe gjejme ne
prezantimet e misionareve kristiane. Kur’ani e inkurajon
diskutimin çeshtjeve fetare, por sipas nje parimi vital: te dyja
palet supozohen te diskutojne te verteten (Kur’an 3:61).
Gjithashtu duhet te thuhet se jo te gjitha fjalet e shkruara ketu
vlejne per te gjithe kristianet. Besimi kristian mbulon nje sfere te
gjere.
Shumica
e kundershtimeve kristiane jane te njejtat akuza qe grupet
nacionaliste apo partite politike mund te ngrejne kunder
njeri-tjetrit. Ato ndertohen mbi ato gjera te cilat nje person nuk i
pelqen tek nje tjeter. Sulmuesi nuk i kerkon pales tjeter te
justifikoje poziten e tij. Ai thjesht shpreh pakenaqesite e tij.
Ndryshe nga kjo, nje musliman interesohet qe kristiani te
justifikoje poziten e tij.
Ne
pergjithesi modeli eshte ky: Nje musliman shtron nje pyetje dhe nje
pergjigje i jepet atij. Por pergjigja eshte ne konflikt me nje
tjeter bindje apo praktike. Keshtu, ne fakt, pyetja origjinale nuk
eshte pergjigjur ne te vertete sepse pergjigja nuk ka ardhur nga
besimi kristian. Ne vend te kesaj, ajo ka ardhur nga diçka ne
konflikt me mesimet kristiane. Ndersa kristiani duket t’i
pergjigjet çdo pyetjeje, nuk ka asnje rruge te jape nje shpjegim
konsistent me te gjitha ato qe ai ka thene. Madje pergjigjet jane
nje sistem kontradiktor.
Per
ata te cilet do te motivoheshin nga demaskimi i fakteve, kjo
broshure pershkruan situaten shkurtimisht. Nese nje kristian ndien
se nje diskutim logjik eshte me shume se çfare ne duhet te presim
kur eshte fjala per çeshtjet fetare, le te inkurajohet pasazhi
biblik ne Isaiah 1:16: “...hajdeni, le te arsyetojme se bashku!”
Muslimani
duhet te kuptoje dhe kristiani duhet te jete gati te pranoje qe
fjalet ekzakte te kater Ungjijve nuk jane te njejta me mesazhin e
Jezusit (s). Shumica e kristianeve besojne njesoj si muslimanet ne
lidhje me Biblen. Ne besojme se Bibla permban fjalet e Zotit dhe
materiale te tjera pervec kesaj.
Muslimani
nuk duhet te riinterpretoje Shkrimin Kristian. Detyra jone eshte qe
te insistojme qe nje njeri te shprehi rastin e tij qarte, e jo ne
terma te turbullta. Ne duhet te pyesim per te gjithe informacionin
ne lidhje me çeshtjen. Ne duhet te kerkojme qe mendimet e shprehura
te shpiejne ne perfundimin logjik te tyre.
Islami
nuk eshte nje konkurues ndermjet feve. Kur’ani, ne versetin 5:48,
e referon veten e tij si konfirmues i Shkrimeve te meparshme.
Kur’ani eshte vetem ne tekst arabisht dhe jo ne perkthime.
Shpjeguesi me i mire i Kur’anit eshte Kur’ani vete. Kur’ani
pohon se ne kohet e lashta çdo komb kishte te derguarit e Zotit.
Shume njerez posedonin te verteten, por i shtuan kesaj dijeje deri
diku synime te paperkrahura. Keshtu, muslimani beson qe virtualisht
çdo religjion i vjeter i zhveshur nga shtesat e tepruara e çon çdo
person te mendueshem drejt Islamit. Islami nuk i kerkon askujt te
besoje ne diçka jashte arsyes.
Hyrje
Le
te menjanojme çdo keqkuptim ndaj qellimeve tona. Kjo broshure nuk
eshte nje sulm ndaj Kristianizmit. Ne vend te kesaj, ne kemi per
qellim te qartesojme vagellimin, te japin informacionin e neglizhuar
dhe te perfundojme mendimet e pakompletuara qe gjejme ne prezantimet
e misionareve kristiane. Kur’ani e inkurajon diskutimin çeshtjeve
fetare, por sipas nje parimi vital: te dyja palet supozohen te
diskutojne te verteten (Kur’an 3:61). Kur misionaret i kane çeshtjet
te mjegullta apo e kane fshehur nje pjese te informacionit, e
verteta nuk eshte shfaqur.
Perderisa
synimi jone eshte nje analize e kujdesshme, lexuesi le ta
konsideroje reagimin e tij me kujdes. Çdo mospajtim duhet te
specifikohet si nje mospajtim me diçka te pohuar ne materialin qe
vijon. Gjithashtu duhet te thuhet se jo te gjitha fjalet e shkruara
ketu vlejne per te gjithe kristianet. Besimi kristian mbulon nje
sfere te gjere. Ne jemi te interesuar me stilin e pershkruar ne
paragrafin e pare.
Verejtjet
Kristiane
Konsideroni
ne fillim disa nga verejtjet kristiane ndaj Islamit.
Kristiani
tregon per korrupsionin dhe sjelljet e keqija ne te ashtuquajturat
tokat muslimane; ai permend betejat qe Muhamedi zhvilloi; ai denon
poligamine. Ne pergjigje te kesaj, duhet te thuhet se muslimanet e
pamoralshem e denojne Islamin vetem ne qofte se kristianet e
pamoralshem denojne Kristianitetin; betejat e diskualifikojne
Muhamedin si i derguari i Zotit vetem ne qofte se ato e
diskualifikojne Xhoshuan; poligamia e denon Islamin gjithashtu vetem
ne qofte se ajo denon Kristianitetin (Eshte kultura kristiane,
e jo feja kristiane, ajo qe ndaloi poligamine. Ne Bibel Pavli
e rekomandon monogamine per bishopet dhe Jezusi ka folur per
shenjterine e marteses, por asnje verset biblik nuk e ndalon kete
praktike).
Shumica
e verejtjeve kristiane jane te kesaj natyre. Ato jane te njejtat
akuza qe grupet nacionaliste apo partite politike mund te ngrejne
kunder njeri-tjetrit. Ato ndertohen mbi ato gjera te cilat nje
person nuk i pelqen tek nje tjeter. Sulmuesi nuk i kerkon pales
tjeter te justifikoje poziten e tij. Ai thjesht shpreh pakenaqesite
e tij. Ndryshe nga kjo, nje musliman interesohet qe kristiani te
justifikoje poziten e tij.
Verejtjet
e Muslimaneve
Kristianet
thone qe Zoti eshte “i pandryshueshem”. Si mundet pastaj te
thuhet qe Ai kaloi permes gjendjes se vdekur? Si mund te rritej Ai
dhe merrte dituri? (Luka 2:52).
Kur
ne e falim nje borxh, ajo do te thote qe ne nuk presim ndonje pagese.
“Te falurit per Krijuesin” kerkojne nga Zoti te na fale borxhet
tona ashtu siç ne i falem borxhlinjte tane. Perse duhet pastaj
Jezusi te paguaje nje çmim per mekatet tona? Pergjigjet e zakonshme:
Paradokset e shumta te nje zot-njeri, nje qenie njekohesisht e
vdekshme dhe e pavdekshme thuhen te zgjidhen me shprehjen “me
Zotin çdo gje eshte e mundshme.” “Borxhi i mekatit”
shpjegohet si nje term i keqkuptuar, keshtu qe kryqezimi nuk ishte
nje pagese edhe aq e nevojshme per te demonstruar drejtesine e Zotit.
Pika
Baze
Siç
do te shihet, keto pergjigje ilustrojne veshtiresine kristiane:
ndersa ai duket t’i pergjigjet çdo pyetjeje, nuk ka asnje rruge
te jape nje shpjegim te qendrueshem me te gjitha ato qe ai ka thene.
Madje pergjigjet jane nje sistem kontradiktor. Ky fakt vete
perfshihet ne pergjigje. D.m.th. kur nje hetim logjik gjen nje
konflikt, ky mbulohet duke insistuar se dashuria per Zotin eshte e
rendesishme, dyshimet jane nje tendence e rrezikshme, dhe keto
veshtiresi jane “mistere hyjnore.” Ne qofte se nje person
kenaqet me kete menyre te arsyetuari, asnje prezantim logjik nuk
eshte i mundur t’i ndryshoje mendjen atij. Megjithate, per ata te
cilet do te nxiteshin nga demaskimi i fakteve, kjo broshure
pershkruan situaten shkurtimisht. Nese nje kristian ndien se nje
diskutim logjik eshte me shume se çfare ne duhet te presim kur
eshte fjala per çeshtjet fetare, le te inkurajohet pasazhi biblik
ne Isaiah 1:16: “...hajdeni, le te arsyetojme se bashku!”
Paraqitja
e Problemit
Tani
konsideroni pergjigjet, te dyten pastaj te paren. Misionari eshte me
shume i interesuar qe jo-kristiani te “shfrytezoje”“sakrificen
e shperbleses” se Jezusit – perndryshe tjetri “humbet.” Por
ky nxitim bazohet ne nje çmim qe pagohet. Ne qofte se ne pranojme
se Zoti eshte i drejte, ne nuk kemi nevoje per demonstrimin e
drejtesise se Tij. Por kristiani insiston qe ne duhet te pranojme
kryqezimin, e jo drejtesine e Zotit, ose te humbemi. Pavaresisht nga
pergjigja e tij, ne na kerkohet te pranojme nje borxh te paguar, e
jo te falur.
Fraza
“me Zotin çdo gje eshte e mundur” eshte nje kuotim biblik por
jo fjalet e Jezusit (s). Ky sugjerim ne fakt kthehet kunder besimit
kristian. Eshte vete-shkaterrues sepse thote se Zoti mund te beje
gjera “te gabuara” (p. sh. te veproje pa mend). Kjo hedh poshte
argumentet kur perdoret. Per shembull:
Kristiani:
“Natyra e vertete e Zotit eshte triniteti.”
Muslimani:
“Si mundet 1+1+1=1 ?”
Kristiani:
“Me Zotin çdo gje eshte e mundur.”
Muslimani: “Pastaj
triniteti nuk eshte natyra e Tij, s’ka se si te jete. Ajo eshte
nje mundesi. Ai mund te ishte 3, 5, 9 ose çfaredo.”
Modeli
Keto
jane dy shembuj te veshtiresive qe ne premtuam te tregonim. Ne
pergjithesi modeli eshte ky: Nje pyetje pyetet dhe nje pergjigje
ipet. Por pergjigja eshte ne konflikt me nje tjeter bindje apo
praktike. Keshtu, ne fakt, pyetja origjinale nuk eshte pergjigjur ne
te vertete sepse pergjigja nuk ka ardhur nga besimi kristian. Ne
vend te kesaj, ajo ka ardhur nga diçka ne konflikt me mesimet
kristiane.
Shpjegimi
kundrejt Argumentit
Ka
nje çeshtje tjeter me te rendesishme se te gjitha ato qe u
diskutuan me pare. Ne qofte se ne jemi te interesuar me analizen e
shpjegimeve, ne kemi kaluar nje pike. Fakti eshte qe, shpjegimi nuk
eshte argument. Pyet nje burre perse ai beson ne diçka dhe ai
zakonisht do te pergjigjet duke shpjeguar besimin e tij – e jo
perse ajo duhet te jete e vertete. Çfaredo qe nje misionar i
shpjegon nje muslimani, pyetja jone eshte: “Ku e gjete kete
shpjegim?”
Ne
kete pike, misionari thuajse gjithmone ka nje mendim qe pak
kristiane e kane. Shumica e kristianeve besojne te njejten gje si
muslimanet ne lidhje me Biblen.
Statuti
i Bibles
Ne
besojme se Bibla permban fjalen e Zotit dhe te tjera materiale perveç
kesaj. “Fundamentalisti” kristian insiston qe: e gjithe
Bibla vjen nga Zoti, pa gabime, te pakten ne “doreshkrimet
origjinale.” Keshtu muslimani nuk e sulmon “Fjalen e Zotit.”
Por ai refuzon te atribuoje statutin
e “Fjales se Zotit” shkrimeve qe nuk kualifikohen si te tilla.
Vitet
e fundit misionari eshte perpjekur shpesh te mashtroje muslimanin ne
kete pike. Kur’ani flet per “Librin” e kristianeve dhe çifuteve.
Misionari na tregon qe ky Liber eshte Bibla.
Nje
Verset Kur’anor i Rendesishem
Ne
fakt, Kur’ani i drejtohet shkrimeve autentike dhe falsifikimeve te
tyre (shih Kur’an 3:77). Te pakten nje verset kur’anor eshte
cituar gabim ne literaturen misionare. Duke cituar gjysmen e pare te
ajetit kur’anor 5:48 ata shpresojne te bindin muslimanet qe te
pranojne te tere Biblen. Verseti, si i tere, e paraqet Kur’anin si
konfirmues i shkrimeve te meparshme dhe kontrollues. Fjala e
perkthyer kontroll perdoret ne arabisht per te pershkruar kontrollorin
e cilesise. Kjo perfshin refuzimin e te diskualifikuarave.
Kur’ani
quhet kriteri per gjykimin e pasaktesive ne shkrimet e tjera (Kur’an
3:3). Nje tjeter ajet, i cili eshte ne vazhdim te atyre qe paditin
falsifikimin, eshte ajeti qe shpjegon se Kur’ani do te beje te
qarte shumicen e asaj qe kristianet kane fshehur ose lene menjane (Kur’an
5:15).
Mrekullite
e Bibles?
Disa
orvatje jane bere per te vertetuar origjinen e shenjte te Bibles.
Keto ndahen ne dy kategori: njera merret me faktet, ndersa tjetra me
mrekullite.
Ne
rastin e pare neve na jepen disa pika historike apo shkencore te
permendura ne versetet biblike. Ajo çfare ngelet e vagelluar eshte
perse deshmite e sakta duhet te perfshije/nenkuptoje fjalen e Zotit.
Bibla ka lidhje me realitetin, ashtu siç ka edhe letersia fiktive.
Ne fakt, nje njeri duhet te na tregoje neve te verteten perpara se
te na genjeje. Ne nuk duam te themi se e tere Bibla eshte fiktive/e
trilluar, por duam te nxjerrim dobesite e nje argumenti per
origjinen hyjnore te Bibles, i cili bazohet ne deshmi te perziera ne
versetet biblike.
Ato
qe permendin mrekullite e kryera nga Bibla perpiqen te na verbojne
ne besim. P. sh. Ivan Panin shpenzoi 50 vjet duke shkruar mbi 43,000
faqe qe studiojne numeriken biblike. Megjithate, ka defekte baze ne
te tille pune. Se pari, Panin nderton skicat rreth numrave 7 dhe 11,
dhe i vendos vlera germave. Por Bibla nuk pohon se keto gjera kane
ndonje lidhje. Askund Zoti ka thene: “Shihni mrekulline e shtates
dhe njembedhjetes!”
Se
dyti, “mrekullite numerike” citohen ne lidhje me perpikmerine e
“ruajtur ne menyre te perkryer” te tyre. Mirepo akoma Bibla
permban mosperputhje numerike. Statistika te ndryshme ne librat
biblike te Samuel, Mbreterit, Kronikat, Ezra dhe Nehemiah jane ne
konflikt dhe keto justifikohen si te qena hollesi minore te cilat
kane humbur gjate viteve. Ruajtja e numrave levdohet ndersa mungesa
e ruajtjes shfajesohet.
Se
treti, “zbulimet” e ketyre kerkuesve tentojne te jene
vete-mbeshtetese. P. sh. Panini e rishikoi vete Testamentin e Ri
duke u bazuar ne idete e tij. Aty ku nje tekst eshte i gabuar apo i
dyshueshem, ai vendos ne baze te asaj qe i pershtatet skemes se tij.
Nje autor i “teomatikes” thoshte se libri anonim i “çifuteve”
u shkruajt nga Pali sepse kjo do te thoshte se numri total i librave
ne Bibel te besuara Palit do te ishin baraz me katermbedhjete –
nje shumefish i shtates.
Dhe
ka nje “mrekulli” nga eksperienca personale: “Bibla
eshte e vertete sepse ajo ndryshoi jeten time.” Sigurisht, çfaredolloj
pjese literature supozohet te ndryshoje jeten time prej nje lexuesi
te vemendshem. Te jemi realist, besimtaret e verbuar nga mrekullite
jane me te rralle se ato qe terhiqen nga eksperiencat personale te
ngjashme. Ne çdo rast, “mrekullite” jane te palidhura me
konkluzionin qe ato supozohen te japin – origjinen hyjnore te
Bibles.
Çfare
Eshte Bibla?
Ne
fakt, “Bibla” si emer nuk gjendet ne Bibel. Askund nuk e quan
Bibla veten e saj si nje njesi. Ne realitet ajo eshte 66 shkrime te
ndara te cilat jane bashkuar si nje liber. Katalogu i hershem i
permbajtjeve qe bie dakord me tekstin e sotshem daton qe nga
shekulli i 4rt. Kjo tregon se Bibla nuk ka asnje
pretendim uniteti. Sigurisht, shkrimet flasin per skripturat dhe
librat e tjere, por jo si nje njesi e mbledhur siç ndodhet sot.
Madje ne fund te Bibles gjejme nje verset qe thote se “asgje
nuk duhet t’i shtohet apo t’i hiqet ketij libri.” Ndersa
kjo eshte cituar si nje deklarate bashkimi, çdo burim kristian
pohon se libri i fundit ne Bibel nuk ishte libri i fundit i shkruar.
Keshtu qe deklarata mund te aplikohet vetem per kete liber te vogel
te Bibles nga 66 te tjerat.
Nje
Pretendim i Humbur
Askund
nuk shprehet Bibla se eshte e tera fjale e Zotit. Megjithate,
argumenti misionar vazhdon keshtu. Tek 2 Timoteu 3:16, Pali
thote se te gjitha shkrimet jane te inspiruara prej Zotit. Ne 2
Peter 3:15-16, Peter thote se Pali eshte i sakte sepse Pali
gjithashtu eshte nje shkrues i skriptures. Me siguri qe kjo nuk
supozohet te binde ndonje njeri! “Pali thote keshtu dhe Peter
thote se ai ka te drejte.” Ky lloj argumenti nuk do te siguronte
neve nese ne hetojme ndonje çeshtje. Per me teper, ne gjejme se
Pali mohon edhe per veten e tij se kishte nje inspirim total, te Korintasit
7:25. Ketu ai pohon se ai shkruan pa inspirimin e Zotit.
Rreth
nje e treta e librave ne Bibel pretendojne te jene revelata hyjnore
ndersa te tjerat nuk e bejne nje koment te tille. Per shkak te kesaj
mungese, tipi fundamentalist i kristianit eshte perpjekur te gjeje
justifikime te tjera per te ruajtur pretendimin e permendur me lart.
Nje
Bindje
Fundamentalisti
deshmon: “Une besoj se Bibla eshte totalisht e inspiruar nga Zoti,
e pagabueshme ne doreshkrimet origjinale.” Ne njeren ane kjo eshte
nje shfaqje e besimit te tij, dhe nga ana tjeter ajo eshte kriteri
baze i besimit te tij: e para, sepse kjo thuhet te jete bindja e tij;
e dyta, sepse aspekti i mrekullise se pagabueshmerise se Bibles e
bind ate se Zoti eshte autori. Megjithate, deklarata nuk mund te
beje asnjeren pune. Se pari ai beson se Zoti urdheroi te shkruarit e
Bibles. Kjo duhet te perfshije 1 Korintasit 7:25 ku Pali
shkruan pa urdherin e Zotit – nje kontradikte. Se dyti,
pagabueshmeria mrekullore e Bibles eshte diçka qe ai nuk e ka pare
kurre.
Shume
gabime biblike justifikohen si gabime nga te kopjuarit. Qe do te
thote, doreshkrimet origjinale te cilat jane humbur pergjithmone
thuhet te jene pa gabime, por jo keto doreshkrime qe ne kemi sot.
Deshmia (qe ka qellim te sherbeje si nje bindje dhe si nje
justifikim i nje besimi te tille) deshton sepse ajo nuk aplikohet
universalisht ne perdorimin e pare dhe citon evidenca qe nuk mund te
paraqiten ne perdorimin e dyte.
Shume
versete ne Bibel duken te kontrakdiktojne njera-tjetren. Megjithate,
keto jane shpesh çeshtje qe mund te paqtohen nga nje kuptim me i
mire i perkthimit dhe kontekstit. Ky lloj pajtimi i verseteve eshte
subjekti i shume librave kristiane dhe eshte nje proces i shendoshe.
Por disa e kane mashtruar veten e tyre me te menduarit se çdo
kontradikte ne Bibel eshte vetem aparente dhe mund te shpjegohet.
Ne
fakt, ka nje tjeter kategori kontradiktash e cila eshte e
pashpjegueshme duke marre ne konsiderate perkthimin apo kontekstin.
Eshte ekzistenca e kesaj mosperputhjeje qe i ka shkaktuar fjalet “ne
doreshkrimet origjinale” t’i shtohen çdo pretendimi se
Bibla eshte e lire nga gabimet. Keto jane te ashtuquajturat gabimet
e kopjimit (p. sh. Ezra 2 dhe Nehemia 7). Ketu perseri,
besimtari qe perkrah inspirimin total te Bibles neglizhon ta
aplikoje besimin e tij per çdo person. Tek Isaiah 40:8,
Bibla thote se fjala e Zotit qendron pergjithmone – nuk humbet nga
te rikopjuarit. Nese kristiani e merr kete pjese te Bibles si te
inspiruar, si mundet ai te pranoje qe pjesa tjeter nuk ka qendruar
deri tani, te mos flasim pergjithmone?
Ne
kete pike kristiani e riperkufizon me qarte se çfare ai kupton me
‘fjalen e Zotit’. Ai thote se fjalet e Bibles jane zgjedhur nga
shkruesit e Bibles, por mesazhi i saj eshte fjala e Zotit. Kaq
gabime te vogla statistikore nuk e zhvleresojne autoritetin hyjnor
te Bibles. Edhe njehere ne kemi nje pergjigje qe e hedh poshte
pretendimin e mesiperm: ishte saktesia e habitshme e supozuar e
fjaleve individuale vete qe vertetuan kualitetin hyjnor te Bibles.
Tani, keto fjale thuhen te jene vetem perpjekje njerezish nen nje
frymezim me te paqarte te Zotit.
Fjalet
dhe Mesazhi
Jezusi
skicoi nje parim te besueshmerise/saktesise tek Luka 16:10,
“Ai i cili eshte besnik ne gjerat e vogla eshte gjithashtu edhe
ne te medhate; dhe ai qe eshte i padrejte ne gjerat e vogla eshte
gjithashtu edhe ne te medhate.” Tani misionari i justifikon
gabimet e vogla duke pohuar se nuk ka asnje gabim te madh ne Bibel.
Por fjalet e Jezusit nuk te lejojne per kete ndarje te gabimeve te
vogla dhe te medha. Keshtu, pergjigja e fundit e kristianit perdoret
perseri: misionari thote se mesazhi eshte nje subjekt dhe nuk
permban asnje gabim te vogel apo te madh, por fjalet aktuale te
Bibles mund te permbajne gabime.
Te
dy, muslimani dhe kristiani duhet te verejne kete dallim. Kur’ani
flet per Inxhilin e Jezusit, duke kuptuar mesazhin e
veçante qe ai dha. Te dy, misionari dhe muslimani i pakujdesshem
mund te besojne se ky Inxhil eshte i njejte si te kater
ungjijte – shpjegimet biblike per jeten e Jezusit. Muslimani duhet
te kuptoje dhe kristiani duhet te jete gati te pranoje qe fjalet
ekzakte te kater ungjijve nuk jane te njejta me mesazhin e Jezusit (paqja
qofte mbi te). Ungjijte tregojne ngjarjet e jetes se tij dhe
nganjehere citojne ate. Me sakte, fjalet e Jezusit (s) parafrazohen
ne ungjijte. Theniet e tij nuk jane cituar me korrektesi. Ne fakt, e
famshmja “Te Falurit e Zotit” do te gjindet ne dy
versione te ndryshme tek Mateu 6 dhe Luka 11.
Ngjashem,
Kur’ani permend Teuratin e Musait. Perseri, nuk
duhet te imagjinohet qe mesazhi i Musait (paqja qofte mbi te) ka
mbijetuar fjale-per-fjale ne Biblen e sotme. Nje pretendim i tille u
be ne diten e profetit Xheremiah, por ne lexojme: “Si mund
te thoni ju, ‘Ne jemi te zgjuar, dhe ligji i Zotit eshte me ne’?
Por kujdes, lapsi mashtrues i shkruesve e ka shenuar ate si nje
mashtrim.” (Xheremiah 8:8).
Metoda
Jone
Me
poshte, ne jemi te interesuar me fjalet e Jezusit (s), e jo me
gjerat qe njerezit shkruajten per ate. Ne nuk marrim e zgjedhim nga
Bibla sipas asaj qe ne na pelqen, por fale asaj qe fundamentalisti
kristian pelqen te gjithe Biblen. Prandaj ai duhet te jete i gatshem
te diskutoje çdo citim te bere ketu, edhe pse muslimani nuk po
pranon ndonje autenticitet.
Ne
kemi per qellim te perdorim metoden tashme te ilustruar qe te
merremi me çeshtjen me bazike ndermjet kristianeve dhe muslimaneve.
Metoda eshte per te sqaruar paqartesite/turbullirat, te paraqese
informacionet e neglizhuara dhe te perfundoje mendimet e
pakompletuara. Kjo metode na lejon neve t’i kthehemi fjaleve te
atribuara Jezusit (s) ne Bibel dhe ne pastaj mund te percaktojme se
ku fjalet e tij jane “mbi-specifikuar” – te thena me shume se
sa ato kuptojne – apo ku fjalet e tij “jane shitur dy here”
– dhene dy interpretime.
Problemi
Jone
Çeshtja
primare nuk eshte nese Jezusi ishte hyjnor, por nese ai e tha nje
gje te tille. Le te ilustrojme e pastaj te permbledhim metoden e
investigimit te pretendimit kristian.
Mbi-specifikimi
Ne
kategorine e mbi-specifikimit ne kemi pasazhe te tilla si Gjoni
kapitulli i gjashte, Gjoni 3:16 dhe kapitulli i dhjete i Gjonit.
Tek
Gjoni 6:41 Jezusi thote: “Une jam buka qe zbriti poshte nga
qielli.” Ne kete kapitull, ai e krahason veten e tij me manen
e ngrene nga izraelitet ne kohen e Musait (s). Duke cituar librin,
ai quan manen “buke e rene nga qielli” (Psalmet 78:24).
Paqartesia ne kete argument eshte fakti qe kristiani nuk ka pohuar
qe ai ka per qellim te beje nje paralel te njejte midis Jezusit dhe
manes: nese njeri vjen nga qielli, po keshtu vjen edhe tjetri.
Informacioni qe ai ka neglizhuar perfshin origjinen e manes.
Sigurisht, ajo nuk u pergatit ne qiell e pastaj te transportohej ne
toke. Sipas Numrat 11:9, ajo erdhi nga i njejti vend si vesa.
Keshtu qe mendimi duhet te mbarohet. Ne qofte se kristiani mbron
fjale-per-fjale ate qe Jezusi erdhi nga qielli ku jeton Zoti, ai
imponon nje kuptim te drejtperdrejte nga fjalet duke lejuar nje
kuptim figurativ per te njejtat fjale ne rastin e manes se rene nga
qielli.
Gjoni
3:16 eshte ku kristiani thote se Jezusi synonte statusin jo si
nje bir figurativ i Zotit por si biri “i lindur-i vetem”
i Zotit. Jo e gjithe Bibla e perkthen kete pasazh me kete fjale kyçe,
sepse perkthyesit kane pare veshtiresite qe ajo shkakton. Tek Hebrenjte
11:17, e njejta fjale greke gjendet ne gjuhen origjinale. Por ne
kete vend ajo i referohet Isakut i cili nuk ishte ne asnje
kohe, te flasim drejte, i vetmi bir i lindur i Abrahamit. Ne
rastin e Isakut, kisha shpjegon se “i linduri i vetem”
nuk duhet te kuptohet ne menyre te prere, por duhet te modifikohet.
Megjithate, asnje modifikim i tille nuk lejohet ne rastin e Gjoni
3:16 kur mbi-specifikohet si e qene fjale-per-fjale e vertete.
Ne
kapitullin e dhjete te Gjonit ne lexojme per çifutet qe u
perpoqen te gurezonin Jezusin dhe thane se ai e ka bere veten e tij
baraz me Zotin. Kristiani bie dakord me çifutet dhe nuk ve re
pergjigjen e Jezusit. Ai vazhdon t’i tregoje atyre se shkrimet e
tyre te shenjta i referohen disa njerezve te keqinj si “zota.”
Prandaj, ai argumenton se eshte madje me pershtatshme qe nje i
derguar nga Zoti te thirret “bir i Zotit.” Gjithashtu ai kishte
thene se ishte e pershtatshme te therrasesh nje paqeberes bir i
Zotit (Mateu 5:9). Çifutet dhe kristianet
i mbi-specifikojne fjalet e tij kur ato insistojne se ai ka
pretenduar te jete perendi.
Eshte
nje tjeter argument i varfer i cili ka lidhje me kete. Ku çifutet
kane kuptuar Jezusin te blasfemoje, d.m.th. te synoje autoritet
qiellor, kristiani thote qe ai ka prova se Jezusi me te vertete
pretendoi te jete perendi. Supozimi jokorrekt, megjithate, eshte se
çifutet e kuptuan Jezusin. Per shembull, ata e kuptuan ate te
kishte autoritet hyjnor kur ai i tregoi nje burri se mekatet e tij i
ishin falur (Marku 2). Por verseti tek Gjoni 12:49,
midis te tjerash, tregon se Jezusi mohoi çdo iniciative personale.
Ai fliste vetem ate çka Zoti e urdheronte ate te thoshte.
Mesiah
Akoma
me keq i menduar eshte nje argument i bazuar ne keqkuptimet e
kristianeve. Muslimanet jane dakord se Jezusi (s) ishte Mesiah.
Megjithese perkthimet moderne te Bibles e fshehin faktin, shume
individe thirren “Mesiah” ne Bibel. Kristianet kane arritur
te besojne se ndodhet nje konotacion perendia ne fjale, megjithate.
Keshtu, kur ata lexojne se Jezusi pranoi se ishte Mesiah dhe dhe
Pastori i Larte Çifut e deklaroi ate nje blasfemi, ata ndiejne se
ata kane nje prove me shume qe Jezusi pohoi te ishte perendi.
Pastori i Larte mund te protestonte vetem çfare ai mendonte te
ishte nje genjeshter – nje shpifje ndaj Zotit. Çifutet po e
prisnin Mesian. Ishin ata gati te vrisnin njeriun e pare qe thoshte
se ai ishte Mesiah sepse deshmi e tille ishte blasfemuese?
Dy
Here e Shitur
Ne
kategorine “dy here e shitur”, ne kemi versete si Gjoni 10:30
dhe 14:9. I pari thote: “Une dhe Ati jemi nje.” Kristiani
e le te paqarte pikerisht çfare kjo fjali le te turbullt: nje çfare?
Informacioni i pa vene re gjendet tek kapitulli i 17te
i Gjonit ku e njejta ide ndodh me se nje here dhe perfshin dishepujt
e Jezusit ne kete njeshmeri. (shih Gjoni 17:11, 21-22).
Mendimi
qe duhet te perfundohet eshte ky: Ne qofte se Jezusi kishte per
qellim te thoshte se “nje” kupton te qenurit qiellor, pastaj, a
jane dishepujt gjithashtu te perendishem ne te njejtin kuptim si
Jezusi, perderisa e njejta shprehje i perfshin edhe ata? Fraza eshte
shitur dy here. Versetet ne kapitullin e 17te citohen ne
perkrahje te unitetit te qellimit kurse verseti i kapitullit te 10te
perdoret per te ruajtur synimin se Jezusi shpalli te qenurit
Perendi.
Shume
nga studentet e Bibles kane nje gjykim te aresyeshem ndaj shkrimeve
te shenjta. Megjithate, te njejtet studente shpesh e harrojne
interpretimin e tyre dhe i shesin nje tjeter kuptim muslimanit. Ata
duken te mos e verejne kete standart te dyfishte. Nje ilustrim i
qarte eshte rasti tek Gjoni 14:9. Pyet se ku Jezusi pohoi
haptazi te ishte perendi dhe zakonisht do te te tregohet ky verset:
“Ai qe me ka pare mua ka pare Atin.” Sqarimi i argumentit
paraqet veshtiresi. Kristiani e ka fjalen se ne qofte se syte e
ndonjerit shohin Jezusin, ato kane pare Zotin sepse Jezusi eshte
Zoti.
Edhe
ky sqarim nuk mund te thuhet pa lene diçka tjeter te mjegullt, qe
do te thote, dallimi trinitetit midis Atit dhe Birit. Jezusi
tha se te shihje ate ishte sikur te shihje Atin, e akoma Jezusi
eshte i Biri. Keshtu ata na tregojne neve: “lexo Zot ne vend te
Atit.” Ne çdo rast, argumenti eshte vete-shkaterrues. Nese te
parit e Jezusit eshte sikurse te parit e Zotit (apo Atit) sepse ato
jane te njejte, si mundet pastaj Jezusi t’u thoshte njerezve qe po
e shihnin ate se ata kurre nuk e kishin pare apo degjuar Zotin (Atin)?
Ky eshte pohimi i tij tek Gjoni 5:37. Tani kristiani i
pergjigjet nje pergjigjeje qe nuk iu ishte pyetur! Ne nuk kemi thene
se Gjoni 14:9 eshte ne konflikt me 5:37 dhe nuk pyetem
per shpjegim. Por ai vazhdon te shpjegoje se versetet jane ne
harmoni sepse ato i referohen Jezusit si nje i cili paraqet se si
eshte Zoti.
Njerezit
qe nuk e shikuan Jezusin nuk e “pane” Zotin. Por pyetja jone
eshte se si interpretimi i pare te Gjoni 14:9 mund te
harmonizohet me Gjoni 5:37. Ata kane paraqitur nje
interpretim te dyte per Gjoni 14:9 dhe akoma heren tjeter kur
dikush t’i pyese ata te tregojne nje pasazh ne Bibel ku Jezusi
pohoi te ishte perendi, te jeni te sigurt se ata do te shkojne tek
interpretimi i pare dhe citojne versetin e preferuar: “Ai qe me ka
pare mua, ka pare Atin.”
Pese
Pika te Rendesishme
Ne
te tilla diskutime, disa gjera duhet te verehen. Se pari, muslimani
nuk duhet te riinterpretoje shkrimin e shenjte kristian. Detyra jone
eshte qe nje njeri te shprehe rastin e tij qarte, e jo ne terma te
turbullta. Ne duhet te kerkojme te gjithe informacionin e lidhur me
çeshtjen (ku tjeter mund te gjejme fjale kyçe dhe fraza ne Bibel?).
ne duhet te kerkojme qe mendimet e shprehura te sjellin nje
konkluzion logjik.
Rruga,
e Verteta dhe Jeta
Le
te ilustrojme nje shembull tjeter te njohur. Nje citim me te gjitha
qellimet eshte Gjoni 14:6: “Une jam rruga, e verteta dhe
jeta, askush nuk vjen tek Zoti, perveç se nepermjet meje.”
Pikerisht ajo çfare ky verset supozohet te provoje eshte lene e
turbullt. A e provon kjo hyjnine e Jezusit? Supozohet ajo te thote
se Zoti nuk degjon asnje perveç Jezusit apo atyre qe i drejtohen
Jezusit? Ne qofte se secila prej ketyre ideve duhet te bazohen ne
versetin, ne duhet te konsiderojme te gjithe informacionin qe
disponojme. Fjalori tregon se fjalet “rruga,” “e verteta,”
dhe “jeta” nuk permbajne automatikisht konotacionet e perendise.
Kristiani insiston se struktura e fjalise thekson rrugen, te
verteten dhe jeten, sikur Jezusi eshte unik per te gjitha koherat.
Bill Klinton mund te jete presidenti amerikan por ai nuk eshte i
pari e as edhe i fundit. Kesht qe perdorimi i gjuhes i vetem nuk e
kryen punen.
Pastaj,
nje tjeter mendim duhet te sillet ne konkluzion. “Jeta” thuhet
te jete nje çeshtje shteterore: njeri ose e ka “jeten” ose jo.
Ne kete menyre verseti perdoret ne perkrahje te fuqise shpetimtare
te Jezusit.
Ende
Jezusi thote vete: “Une qe ato te kishin jete e ta kishin ate se
tepermi.” (Gjoni 10:10). Ne kete pasazh, jeta nuk eshte nje çeshtje
shteterore, pozitive apo negative, me asnje çeshtje tjeter te
mundur. Jezusi flet ketu per diçka qe mund te matet. Verseti Gjoni
14:6 perdoret nga misionari me qellimet me te paqarta. Per ironi,
kur kuptimi i tij vihet ne pyetje, ky verset behet ndoshta me i
mbi-specifikuari nga te gjitha tekstet e Bibles.
Mos-perfundimet
Se
dyti, ka disa mos-perfundime qe nuk mund te trajtohen sikur te ishin
probleme. Aty ku kristiani dhe muslimani bien dakord, nuk ka
diskutim. Per shembull: Kurani thote se pavaresisht nga ajo qe u duk,
kryqezimi i Jezusit ishte i pasuksesshem, se Zoti e shpetoi Jezusin.
Kristiani thote se Jezusi vdiq dhe tre dite me pas e tregoi veten te
ishte i gjalle. Aty ku kristiani e tejkalon autoritetin e tij, aty
fillon edhe mosmarreveshja. Ai nuk ka prova qe Jezusi vdiq. Ai ka
disa shkrime anonime (ungjijte) qe thone ashtu. Megjithate ishte nje
besim i zakonshem i kristianeve ne shekullin e pare se Jezusi nuk u
kryqezua. Por kjo ishte vetem nje shkolle e mendimit. Tjetra eshte
pershkruar ne Bibel dhe eshte bere e vetmja shkolle kristiane ne
kete çeshtje. Te vetmet fakte qe mbahen mire nen ekzaminimin
historik jane keto: Jezusi u duk te kryqezohej por u pa i gjalle
disa dite me vone.
Te
insistosh se vdekja e tij eshte e vertetuar eshte aktualisht absurde.
Ne njerin krah neve na thuhet se ky burre sheronte sakatet, lebrozet,
te verberit, dhe ringjalli te vdekurin. Ne krahun tjeter, te
rrahurit, te shpuarit dhe te gozhduarit e tij ne kryq ishin te
mjaftueshme ta vdisnin ate. Ndersa portretizimet e kryqezimit sot
tregojne per nje ceremoni te madhe zyrtare, ndodhen referenca te
tjera ne Bibel qe tregojne te kunderten. Nje grumbullim i vogel ne
nje kopesht, ku ndjekesit e tij u detyruan te qendronin ne distance,
tregohet tek Luka 23:49 dhe Gjoni 19:41. Bibla e
pershkruan pamjen e tij te jashtme mbas kryqezimit si nje orvatje
per t’u treguar dishepujve te tij se pavaresisht nga ajo çka
shihnin, ai ishte i gjalle dhe jo fantazem.
Nese
kristiani nuk perpiqet te provoje vdekjen e Jezusit dhe muslimani
nuk perpiqet te vertetoje teorine e tij se si jezusi e shmangu
vdekjen, nuk ka asgje per te mos rene dakord. Ky eshte pikerisht
kuptimi i dhene ne Kuran tek 4:157.
Problemet
Se
treti, le te mos besojme se disa çeshtje te caktuara mund te
trajtohen si mos-perfundime. Me shume se nje misionar i ka pyetur
muslimanet: “Çfare perfitoni ju nga te mohuarit e shenjterise se
Jezusit?” Pyetesi shpreson t’i dredhoje nje problemi duke e
trajtuar ate si te parendesishem. Pergjigja e kesaj pyetjeje eshte
dhene nga Jezusi i cili tha: “Ju do ta dini te verteten dhe e
verteta do t’ju beje ju te lire” (Gjoni 8:32). Te shqiptosh
germe-per-germe disavantazhet preçize te besimit ne çdo falsitet
te veçante eshte nje ushtrim qe ia vlen, por parimi i pergjithshem
i fjaleve te Jezusit eshte nje motivim i mjaftueshem per kundershtim.
E verteta eshte se synimi i shenjterise per Jezusin bazohet ne çfare
njerezit thane per Jezusin, e jo ne çfare Jezusi tha vete. Ketu
eshte nje vend per te shpjeguar pikpamjen muslimane per religjionet
boterore.
Islami
nuk eshte nje konkurues midis religjioneve te tjera. Kurani pohon qe
ne kohet e lashta çdo komb kishte te derguarit e tyre te Zotit.
Shume njerez posedonin te verteten, por ne forma te ndryshme i
shtuan kesaj dijeje gjera te tjera me synime te paperkrahura. Keshtu,
muslimani beson se praktikisht çdo religjion i vjeter, nese i hiqen
pikat e shtuara, te shpie drejt Islamit.
Lidhje
Logjike
Se
katerti, misionari duhet te jete konsistent. Ne qofte se ai pranon
se fjalet e Jezusit jane shtuar ne doktrinen e trinitetit nga brezat
e mevonshem, pastaj ai ose eshte duke pohuar se Jezusi i mesoi
dishepujt e tij me shume se çfare shkruhet ne Bibel, ose ai po
thote se Zoti na solli neve dije per trinitetin gradualisht. Rasti i
pare nuk mund te pajtohet me fjalet e Jezusit tek Gjoni 18:20,
“...une nuk thashe asgje ne sekret.” Sa per rastin e dyte,
nese triniteti iu be i njohur vetem gjeneratave te mevonshme, pastaj
nuk mund te insistohet se Jezusi e predikoi kete doktrine.
Deduksion
Se
pesti, deduksioni nuk mund ta rrise permbajtjen. Deduksioni eshte
nje proces i te parit me qarte te asaj qe tregohet nga evidenca. Ne
nuk mund te nxjerrim si perfundim me shume se ç’permban evidenca.
Kjo eshte perse ne themi se triniteti nuk mund te nxirret nga
shkrimet. Perkufizimi i trinitetit kerkon nje fjalor qe nuk gjindet
ne buzet e Jezusit. Me e shumta, kristiani mund te tregoje nje
verset dhe te thote se eshte ne perputhje me idete e tij, por asnje
verset nuk eshte evidence konkluzive e shenjterise se Jezusit.
E
ashtuquajtura “falsiteti i anasjellte” eshte gabimi
logjik i bere me se shumti. Kjo do te thote te kthesh mbrapsht “shigjeten
implikimit”, p. sh. shi do te thote rruge te lagura, por rruge
te lagura nuk dote thote shi. Nje tjeter shembull: dukja e
horizontit mbi oqean mund te tregohet sikur eshte ne harmoni me
idene e nje toke te sheshte, por sigurisht qe ajo nuk e provon qe
toka te jete e rrafshet. Ngjashem, disa pohime ne Bibel harmonizohen
me idene e nje Jezusi Perendi por asnje verset nuk e verteton kete
synim.
Natyra
e Proves
“Prova”
eshte nje fjale e keqperdorur. Fjala prove i referohet
formimit te nje propozimi. Prova i reziston sfidave dhe i permbush
testet. Por frazat si “me shume prova,” “prove me e mire,”
apo “prove me e forte” jane abuzime te gjuhes ose keqkuptimeve.
“Me
shume prova” eshte nje fraze mashtruese qe mund te na drejtoje te
besojme qe prova matet dhe se njerezit mund te kene prova te gjerave
te kunderta, por fituesi eshte ai me volumin me te madh te provave.
Ne kete menyre prova eshte ngaterruar me evidencen. Ne mund te kemi
nje tjeter prove, por jo me shume prova.
Kur
logjikantet flasin per nje prove me e mire, ata i referohen
diçkaje qe quhet elegance – nje cilesi qe tregon qartesi dhe
simplicitet. Ata nuk i referohen vlefshmerise me kete fjale. Provat
jane te vlefshme ose te pavlefshme – ose me raste dyshohen nga
disa derisa nje version me i hijshem shfaqet.
Shprehja
“prove me e forte” pershkruan jo proven por supozimin e
saj. Ne pergjithesi, sa me pak supozime ne fillim, aq me e forte
eshte prova.
Qellimi i ketij shpjegimi te shkurter
eshte te zhduke nocionin qe provat varen nga aftesite e dikujt per
te thene dicka qe eshte e pranueshme. Eshte perberja dhe kualiteti
dhe jo pamja e jashtme dhe kuantiteti ajo qe eshte e rendesishme.
Kur misionari do te sillte “prova” ato nuk do te ishin aspak te
kenaqshme. Ai e di shume mire kete megjithate ai preferon te perdore
fjalen “te pamjaftueshme”. Me pas ai thote qe Zoti mund te
plotesoje te pamjaftueshmen. Ne kete rast kemi 3 pika ku mund te
fokusohemi:
(i) Ne nuk mund te fshehim boshlleqet
nen prova me qellim qe ta quajme dicka legjitime. Ne fakt, cdo
informacion qe merret nga nje prove jo e kenaqshme nuk i shkon aspak
pershtat perfundimit qe personi mundohet te vertetoje. P.sh. levizja
e planeteve deri diku i pershtatet teorise se epiciklit qe eshte
pjese e asaj teorie qe thote qe toka eshte qendra e universit. Por
kjo teori nuk qendron dhe kjo do te thote qe trajektoret e planeteve
nuk e mbeshtesin aspak idene qe toka qendron pa levizur ne qender te
universit.
(ii) Kur kristiani thote qe Zoti do te
“mundesoje qe dikush te besoje”, ai argumenton ne nje rreth te
ngushte. Cfare ai thote bazohet ne prova dhe provat qe ai sjell
bazohen ne ate qe ai thote. Dialogu qe do te behej do ti perngjante
ketij:
Krisitani:
“ Kam prova”
Muslimani:
“ Por ka boshlleqe ne argumentet e tua”
Kristiani:
“ Kerkoi Zotit qe te mundesoje ty te besosh”
Muslimani:
“ E perse duhet qe une ta bej kete” (mbeshtetja ne provat)
Kristiani:
“ Per te gjitha ato qe une te thashe deri tani”
Muslimani:
“ Por ato nuk provojne asgje”. (provat mbeshteten ne ate qe
eshte
thene)
(iii) Se fundi, kristiani e ve veten
edhe nje here ne pozita kontradiktuese me sjelljen e tij. Kur nje
predikues thote qe ai ka prova per ate cka ai beson, me kete ai do
te thote qe ai ka dicka qe mund t’i jape te tjereve – faktet dhe
argumentet per nje ceshtje cfaredo qofte ajo. Por ne vend qe ta beje
kete, ai pranon qe ajo cfare ai beson nuk mbeshtetet ne evidenca dhe
analiza, por ne besimin qe Zoti i dha atij. Nese atehere besimi
eshte dhurate e Zotit, ai nuk eshte dicka qe mund t’ju jepet te
tjereve.
Perpjekjet e misionareve do te ishin
me te ndershme nese do te thuhej qe qellimi i tyre eshte te
informojne per kristianizmin dhe te ftojne te tjeret te konvertohen.
Por shumica e literatures qe misionaret perdorin thote qe besimi
kristian eshte ndertuar mbi evidenca aq te sakta sa mund te ishin
arme te forta per te fituar nje ceshtje gjygji.
Besimi
Kristian
Aktualisht,
feja per kristianet ka dy kuptime. Kur themi besimi eshte dhurate e
Zotit, ne dalim perseri ne ato qe thame ne paragrafin e mesiperm.
Nese do te me lejohej te flas nga eksperienca personale: Ne i thame
dikujt qe ajo qe ti pretendon te jete evidence e sakte, nuk mund ti
qendroje nje ekzaminimi te thelle, dhe per kete ai na akuzon per
kokfortesi. Ashtu sikurse e kemi thene, me nje pakujdesi te theksuar,
ai perdor vertetesine historike te Bibles si prove te asaj qe Bibla
thote te verteten mbi gjithshka. Dhe duke e kthyer kete konfuzion ne
te gjitha krahet, ai thote qe nese ne dyshojme ne ndonje pasazh te
Bibles atehere ne duhet te dyshojme ne te gjithe librat e historise.
Por historia nuk eshte kundershtari yne.
Ne jemi perballe nje doktrine qe
qendron mbi interpretimin e nje prembledhje shume te shkurter te
asaj qe Jezusi tha. Ne kete rast ndodh ajo qe personi fillon te
mendoje per dicka tjeter. “Nese te gjitha gjerat mund te
vertetohen, cfare atehere eshte merita e te besuarit?”- pyet ai.
Me fjale te tjera, atij nuk i intereson prova finale. Ai e ndjen qe
betimi per besnikeri eshte ajo qe do te sjelle shpetim. Prandaj te
besosh do te thote te perpiqesh per te marre shperblim dhe
gjithashtu besimi eshte nje dhurate e Zotit te cilen ne nuk e
meritojme. Zgjidhja e kesaj ironie eshte ajo qe kristianet merren.
Ndersa qellimi yne ketu eshte
“ndershmeri ne reklame”. Nese themeli i kristianizmit eshte
besnikeria ndaj nje interpretimi te nje skripti, atehere kristianet
nuk duhet ta reklamonin fene e tyre si dicka qe eshte ndertuar mbi
qartesi, apo me fjale te tjera, prova te qarta.
Aplikimi
ne Islam
Pa
dyshim, ndonjeri nga ju mund te pyesi nese keto qe u thane me siper
mund te perdoren per te vleresuar islamin. Per kete, ne do te
ndjekim te njejten rradhe pune duke perdorur te njejtat argumentet
per te analizuar doktrinen islame dhe statusin e Kur’anit.
Ajo me c’ka teologjia e islamit
identifikohet nuk permban ndonje kontradikte dhe kjo per arsye se
eshte shume e thjeshte te kuptosh qe Kur’ani nuk solli Zotin por
vullnetin dhe cilesite e Tij. Kjo do te thote qe te gjitha
pershkrimet dhe adhurimet i perkasin Atij sepse Ai eshte Zot. Ne
islam nuk ka dicka te tille si inkarnimi, ashtu sikurse nuk ka
kombinim te cilesive qe i perkasin Zotit me ato qe i perkasin
njeriut, ne nje individ.
Islami nuk i shtyn njerezit te besojne
dicka pertej arsyes. Ringjallja e te vdekurit, per shembull, eshte
bere teme e dites per biologet e kohes. Shkencetaret rus diskutojne
riprodhimin e nje specje elefanti te zhdukur me perdorimin e nje qeleze mikroskopike
te marre nga nje trup i vdekur prej kohesh.
Edhe kur diskutojme per fuqine e Zotit,
gramatika e Kur’anit na jep nje pershkrim krejt ndryshe. Ne nuk
themi: “Me Zotin cdo gje eshte e mundur.” Per te qene me te
sakte ne themi: “Mbi te gjitha, Allahu ka fuqi”.
Keto gjera jane ato cka Ai vete i krijoi. Keto gjera perfshijne te
miren dhe te keqen, sepse ato jane relative. P. sh. cfare eshte e
mire per nje gjyp (shpend grabitqar) eshte e keqe per ne. Ky eshte
ndryshimi qe islami na jep per te miren dhe te keqen; te dobishmen
dhe te demshmen. Gjithshka e ka origjinen tek Allahu (swt) duke
perfshire ketu edhe ligjin per ndeshkimin e keqberesit. Pra sipas
Kur’anit, ideja eshte qe Allahu shperblen por veprat e keqia i
sjellin dem atij qe i kryen ato.
Kur’ani nuk predikon mistere ne fe.
Perkundrazi, ai eshte udherrefyes. Ky eshte nje kerkim qe nuk mund
te behet vetem sepse ne jemi te gabueshem dhe te dobet. Gabimi do te
ishte shkaterrues – perpara se ne ta perfundonim ate projekt.
Megjithese eshte pertej te arsyetuarit, ai nuk eshte pertej arsyes
– kur jepet drejtimi ne mund te analizojme vertetesine e tij.
Origjina
e Kur’anit
Shpesh
here Kur’ani permend qe ai eshte je shenje qe do te mjaftonte (Kur’ani,
29:49). Megjithese muslimanet ne kohen e profetit ishin nje
minoritet i persekutuar, kundershtaret e tyre nuk munden kurre ta
thyenin sfiden qe Kur’ani i shpalli, ashtu sikurse dhe thuhet:
“Nese ju vertet dyshoni ne ate qe ne i shpallem gradualisht robit
tone, (Muhamedit) atehere silleni nje kapitull te ngjashem me te dhe
therrsini per ndihme deshmitaret tuaj perpos Allahut, nese jeni te
drejte”. (Kur’ani, 2:23)
Nese
do te flisnim per mrekullite dhe aspektet vertet te habitshme ne
ndertimin e Kur’anit, do te shikonim qe ato jane vertet te shumta
dhe mbi te gjitha te nevojshme. Gjithashtu nese ne do te provonim ta
leviznim organizimin e fjaleve ne Kur’an, atehere ai do te
permbante gabime. Kjo teme mund te shpjegohet me ne detaje.
Ruajtja
e Kur’anit
Vete
Kur’ani deshmon ne ruajtjen e tij. (Kur’ani, 15:19) Emrin i tij
ne tekst e hasim rreth 70 here. Fjala arabe “kur’an” do te
thote “recitim”. Recitimi i Kur’anit eshte pjese e faljeve te
perditshme te nje muslimani. Nen nje kujdes te theksuar, cdo botim i
Kur’anit eshte kontrolluar dy here me qellim qe cdo gje te jete e
qarte. Sikur ne te mblidhnim nje numer te vogel muslimanesh te
sinqerte ne do te mund ta merrnim Kur’anin nga memorjet e tyre.
Shekuj
me pare, nje gurp te lajthiturish thane qe Kur’ani permbante pjese
qe nuk i permban teksti i sotem. Por si per turpin e tyre, sot e
kesaj dite ekzistojne kopje te Kur’anit qe datojne shekuj te tere
para se kjo gje te ndodhte.
Kohet
e fundit, nje misionar kristian u mundua qe me pandershmeri te
hidhte poshte vertetesine e Kur’anit. Ai pretendonte qe 20 njerez,
qeveri, apo institute te ndryshem thone qe e posedojne kopjen me te
vjeter te Kur’anit. Por ne fakt, ajo cfare ai donte ti tregonte
spektatoreve ishte qe ka 20 versione te ndryshme te Kur’anit. E
verteta eshte qe te gjitha kopjet e lashta perkojne shkronje me
shkronje me njera-tjetren. Se cila eshte kopja me e vjeter nuk ka te
beje me vertetesine e Kur’anit.
Fjale
dhe Mesazh
Fjalet
e Kur’anit jane mesazhi qe ai percjell. Autori eshte Allahu (Zoti
i vetem) dhe jo te derguarit e Tij me fjalet e tyre. Islami nuk u
themelua nga Muahamedi (s). Mesazhi i Allahut u percoll nga profete
te ndryshem qe nga koha e Adamit. Ritet e islamit dhe termi
muslimane ishte i njohur qe ne kohen e Abrahamit (Ibrahimit, s.). (Shiko
Kur’anin, 22:78, 2:135, 3:67-68, 16:123). Kur ne 33:21 lexojme qe
profeti Muhamed (s) ishte nje shembull i mire, e njejta gje thuhet
per Ibrahimin, fjale per fjale ne 60:4.
Nuk
i perket Njeriut
Pika
qe ne shtrojme ketu eshte qe Islami nuk eshte kult i njeriut.
Muahmedi (s) u porosit qe cdo gjykim duhet te bazohej ne Kur’an,
(5:49-51). Profeti gjithashtu u porosit te kerkonte falje sidomos ne
prag te vdekjes se tij, sepse vetem Allahut mund ti kerkohet e
falura (110 dhe 40:12). Gjithashtu vete profeti u keshillua disa
here ne Kur’an, (Kapitulli 80).
Akuzimi
i kristianeve
Duke
mos i marre parasysh shenjat dhe faktet qe bejne te qarte qe
Kur’ani dhe praktika e islamit nuk i perkasin Muhamedit (s),
kristianet insistojne ne idene qe Kur’ani ishte shpikje e tij. Ata
njekohesisht thone qe ai ishte trillues dhe i cmendur – qe ai
mashtronte dhe u mashtrua per te njejten gje. Ata thone qe ai
genjente per profetesine e tij megjithese ai vete besonte qe ishte
profet. Naturisht nje person nuk mund te jete i drejte dhe i gabuar
per veten e tij mbi te njejtin subjekt. Nese ai beson qe eshte
profet atehere ai nuk i ben njerezit per budallenj kur ai i therret
ata ta besojne ate. Se fundi, vete Kur’ani e denon shpifjen,
(10:15-18).
Dy
hipoteza
Veshtiresia
e kristianeve eshte sepse ato kane nevoje per te dy hipotezat – te
qenurit trillues dhe i cmendur – qe te shpjegojne ekzistencen e
Kur’anit. Ata duhet ta emertojne profetin si trillues duke u
munduar te thone qe ai kishte burime te tjera iformacioni. P.sh.
megjithese Kur’ani solli nje material qe nuk ishte i njohur per
Arabet, ai u njoh si korrekt nga nje izraelit i ditur ne kohen e
profetit. (11:49, 10:94, 26:197)
Ata
duhet gjithashtu ta emertojne profetin si te cmendur sepse ai sillej
sikur vertet te ishte profet. P.sh. perkunder te gjitha gjykimeve me
te mira, Kur’ani tregon per sjelljen e armikut me te besuar te
Muhamedit (s) – Ebu Leheb. Ky njeri nuk bente asgje tjeter vetem
se kundershtonte cdo gje te islamit, megjithate ne 10 vjet ai nuk
mundi kurre te kundershtonte permbajtjen e Kur’anit. (Kap. 111) E
njejta gje eshte thene per te gjithe ata qe kane dashur ta
shkaterronin Kur’anin.
Nje
hipoteze tjeter
Se
fundi gjendet edhe nje hipoteze e trete e dhene nga misionaret
kristiane. Kur ata flasin per Kur’anin dhe sinqeritetin e
Muhamedit (s), ata jane te mendimit qe ai u mashtrua nga djalli. Por
me kete ata e fundosin veten e tyre akoma me teper ne veshtiresi.
Kur’ani keshillon qe ne te kerkojme mbrojtjen e Zotit nga djalli
perpara se te fillojme te lexojme (16:98). Nese djalli eshte autori
atehere ai e shkaterroi veten e tij qe ne fillim. (Krahaso me fjalet
e Jezusit ne Mark 3:26.)
4:82
eshte nje sfide e vertete e hipotezes se fundit: “A nuk e shikojne
ata Kur’anin me verejtje? Sikur te ishte prej dikujt tjeter pervec
Allahut, do te gjenim ne te shume kundershtime.”
Saktesia
e Kur’anit
Tani
asnje musliman nuk mund te justifikohet me ate qe Kur’ani eshte
humbur per shkak te ribotimeve. Ai duhet thjesht te insistoje qe
Kur’ani eshte vetem teksti arabisht dhe jo perkthimet ne gjuhe te
ndryshme. Teksti ne arabisht eshte i kompletuar. Perpjekjet e bera
per te nxjerre kundershtime nga Kur’ani kane qene te kota. Shpesh
here ne pyesim veten per aftesite mendore apo ndershmerine e atyre
qe kane sjelle keto gjera. Disa shembuj jane:
Bibla
thote qe cifutet me ironi e therrisnin Jezusin “Mesiah” (ne
greqisht “Krist”) gjate kryqezimit (Mark, kapitulli 15).
Pamvaresisht nga kjo, nje grup misionaresh nga Toronto insistonin ne
ate qe cifutet nuk do ta benin kurre kete, keshtu qe Kur’ani duhet
te jete gabim ne 4:157.
Kur’ani
urdheron qe burri duhet te trajtoje grate njelloj nese do te
martohet me me teper se nje. Por nje qender aktive e propagandes
fetare ne Rochester, New York, thote qe kjo e kundershton ate qe
burri nuk lejohet te martohet me me teper se 4 gra, duke ngaterruar
keshtu fjalen kundershton.
Nje
tjeter sfide eshte qe Kur’ani thote qe Allahu nuk i
drejton keqberesit. Kjo thuhet me qellim qe te kundershtoje thenien
qe Allahu drejton ate qe Ai deshiron (28:50, 35:9). Aktualisht
pjeset jane plotesues te njeri-tjetrit duke na thene qe Zoti vendos
te mos i drejtoje keqberesit.
Keqkuptimi
musliman
Ne
lidhje me kete ne kemi akuzimin qe Kur’ani nuk e kupton
kristianizmin. Ne fakt Kur’ani denon shume besime qe konsiderohen
herezi nga kristianet. Por ne vend qe te gezohen per kete,
misionaret insistojne ne idene qe muslimanet e kane keqkuptuar
kristianizmin. Kjo duhet te ndodhe si rezultat i nje pakujdesie te
qellimshme ne trajtimin e fakteve. Ne fakt Kur’ani trajton ne
detaje doktrinen kristiane.
Anullim?
Nje
tjeter keqkuptim i perket te ashtequajtures doktrina e anullimit. Ne
16:101 “Kur nje ajet e zemendesojme me nje tjeter – e Allahu e
di me se miri se cka shpall – ata thone: Ti je vetem trillues. Jo
por shumica e tyre nuk dine.” Fjala ajet do te thote shenje,
mesazh apo strofe. Kjo i ben shume kristiane te mendojne qe disa
kane te drejte kur thone qe disa strofa anullojne disa te tjera.
Problemi ketu eshte me gjuhen e perdorur, dhe per kete arsye
kristianet e keqkuptojne (apo keqinterpretojne) fjalen anullim.
P.sh.
Kur’ani e ndalon faljen kur personi eshte ne gjendje te dehur. Me
shpalljen graduale te Kur’anit ne nje perudhe prej 23 vjetesh, nje
tjeter strofe i ndaloi pijet alkolike. Por strofa e dyte nuk e
anullon te paren. Nese do ti krahasonim ligjet per drogen ne vende
te ndryshme, do te verenim qe ka ligje qe denojne ate qe e mban per
vete dhe ka tjera ligje qe denojne ate qe e shet. Por perseri ligji
i pare nuk e anullon te dytin.
Misionaret
manipulojne me kete keqkuptim duke u munduar te krijojne konfuzion.
Por ata e bejne kete pa kujdes. Te gjitha akuzimet per anullim i
perkasin ceshtjeve legale. Sidoqofte, verseti 16:101 i referohet
dickaje qe kishte ndodhur. Ky verset u shpall ne Meka ndonese eshte
fakt qe te gjithe versetet kane te bejne me ceshtjet legale u
shpallen me vone ne Medina. Nuk ka paqendrueshmeri ne Kur’an –
mbani mend qe kjo thuhet ne 4:82.
Shpjeguesi
me i mire i Kur’anit eshte ai vete. Shtjellimi
i 16:101 gjendet ne 2:106. Ketu eshte precjelle i njejti mendim por
kete here konteksti tregon qe mesazhi i eshte drejtuar cifuteve.
Fjala ajet i referohet mesazheve te profeteve te meparshem. Ne
vecanti, disa nga ligjet cifute u zevendesuan me Kur’anin. (Krahaso
fjalet e Jezusit te raportuara ne Kur’an 3:49.)
Interpretimi
Ne
seksionin paraardhes (mbi pese pikat e rendesishme) tre pikat e para
ju adresuan kristianeve dhe muslimaneve. E katerta dhe e pesta mund
te sqarohen me permendjen e vetem dy pikave. Se pari, evolimi i
vetem ne islam eshte vendimi gjygjesor. Situata te reja sjellin
probleme te reja qe duhet te gjykohen nga parimet origjinale. Kjo
eshte nje dije qe rritet. Se dyti, studiuesit me inteligjente
muslimane kane qene te gatshem te pranojne rastet kur ata kane
kaluar ne spekulime. Asnje studiues nuk ka sjelle pranimin e nje
doktrive teologjike qe ka qene e panjohur per muslimanet ne kohen e
Muahmedit (s).
Lajimi
i mire i islamit
Perfundimisht
desha te nenvizoj qe muslimani posedon dicka vertet te madhe qe mund
te transmetohet nga nje person ne nje tjeter dhe kjo eshte Kur’ani.
Ky liber i drejtohet cdo lexuesi duke i kerkuar atij te besoje gjera
qe cdo njeri duhet i besoje. Lexuesit i kerkohet te organizoje
faktet ne teresine e tyre dhe me pas te mendoje per to. Duke na
kujtuar ne me fakte, Kur’ani bie ne kontakt me realitetin ashtu
sikurse dhe Bibla. Por, ndryshimi baze ndermjet mendimit kristjan
dhe atij musliman duket ne hapin tjeter.
Faktet nuk jane karakteristike e
Kur’anit. Ajo cka ne besojme bazohet ne keto fakte, apo me mire te
themi eshte marre nga ato, ne sensin me legjitim te fjales. Lajmi i
mire i islamit eshte qe ai qe e do te verteten, e urren te rremen
dhe i frikesohet vetem Allahut, i eshte drejtuar islamit dhe nje
suksesi te vertete.
|