Demat e Detit
Industrite
e lashta te naftes
Nga
Dr. Zain Bilkadi
[Arabet e lashte te njohur ndryshe si
Nabateanet apo “tregtaret e naftes ne Detin e Vdekur” ishin
pasardhesit e popullit arab te Themudit. Nabateanet e lashte jetonin
aty ku sot ndodhet Hixhazi, ne veri-perendim te Arabise Saudite. Me
vone ata vendosen te ndertonin nje mbreteri (shek. 4-3 p.e.r.) qe
perfshinte hapesira te medha te shkretetires Negev, pothuaj te
gjithe ate qe sot quhet Jordani, bile dikur edhe Damaskun. Ky popull
njihet si themelues i mbreterise me te madhe te Lindjes se Mesme.
Nabateanet ishin nje popull i pasur, ne fakt aq i pasur saqe ata
jane te vetmit ne historine e koherave qe vendosen taksa
jashtezakonisht te larta per ata qe varferoheshin ne vend qe te
pasuroheshin.
Ishte vdekja e Aleksandrit te Madh dhe
shperberja e mbreterise se tij qe solli nabateanet dhe industrine e
tyre te bitumit, ne konflikt me superfuqite e asaj kohe. Shume vite
me vone, ne 86-87 p.e.r., mbreti grek Antiokusi XII ndermori dy
fushata kunder mbretit nabatean, Ubejde I, ne nje perpjekje per te
sunduar industrine nabateane te naftes. Ne vitin 31 p.e.r. arabet
triumfuan kunder mbretit cifut Herod ne betejen e Kanauatit, sot
Siria, dhe politika e naftes ne Lindjen e Mesme e vulosi fatin e
Antonit dhe Kleopatres VII. Me ne fund ne vitin 106 e.r.
nabateanet u bashkuan nga mbreti Traxhan ne nje province te
sapo formuar te Arabise Romake, me kryeqytet Bostran ne Sirine
jugore.]
----
----
---- ----
Njerezit e kane perdorur naften qe ne
kohet e lashta.
Gjuetaret parahistorik perdornin
bitumin per te ngjitur majat e mprehta ne shigjetat e tyre, ndersa
fermeret parahistorik korrnin me kosa, majat e gurta te te cilave
ngjiteshin me te njejtin material. 7000 vjet me pare populli i
Ubaidit i izolonte anijet me bitum te cilin e perdornin edhe per
artin dekorativ qe e punonin aq bukur me ate qe quhet nena e perlave
apo lapis lazuli (nje gur i cmuar ne ngjyre blu te erret).
Te gjithe keto gjendeshin ne
Mesopotami, aty ku nafta ishte dhurate e natyres e cila
i kish falur atij populli burime te naftes e bitumit dhe
shkembinj te pasur me nafte. Sipas fakteve te fundit thuhet qe
bitumi tregtohej ne bregdetin perendimor te Gadishullit Arabik rreth
fundit te shek 5 p.e.r.. Diku tjeter ne Lindjen e Mesme, gazi
natyroror i pashfrytezuar, i ndezur nga rrufete, shkaktonte zjarre
gjigande qe beheshin objekte te nje frike supersticioze.
Ne kohera, sumerianet, asirianet dhe
babilonasit perdornin apo e merrnin bitumin nga burimet e Hitit dhe
krahinave perreth Eufratit si: Ain Mamura, Ain Elmaraxh, Ramadi,
Xheba dhe Ebu Giri. Ai perdorej per ndertimin e sistemeve vaditese,
izolimin e anijeve, si shtese per te forcuar tullat e pjekura dhe si
material per te mbajtur ato te lidhura ne ndertime. Keto civilizime
te shkalles se larte perdornin tulla ne miliona dhe bitumin ne
tonelata, ne fakt i perdornin keto aq shume saqe na duhet ta
pershkruajme si nje industri te tere.
Ne mendojme qe industria e naftes
eshte nje fenomen qe i perket shek. XX, dhe sigurisht gjate ketij
shekulli eshte konsumuar me shume nafte se kurdohere, bile edhe per
konsum per banore. Por ekzistonin industri te verteta ne ate kohe,
qe punesonin nje numer te madh te popullsise, qe prodhonin produkte
standarte dhe puna e te cilave pati ndikime te medha ne rendin
ekonomik dhe politik nderkombetar. Nepermjet tre artikujve ne do
te mundohemi t’i hedhim nje sy disave prej tyre.
----
----
---- ----
Per nabateanet e lashte arab, historia
filloi te shkruhej ne 312 p.e.r., kur nje ushtri
mercenare greke kaloi shkretetiren siriane ne Jordanine e
sotme dhe ju drejtuan pikes me te larget te Detit te Vdekur. Kur ata
mberriten destinacionin, komandanti i tyre – nje gjeneral i
quajtur Hieranimus i Kardias – nuk mundi t’i besonte syve. Grupe
fisesh qe flisnin arabisht kishin ngritur cadrat ne breg me devete e
tyre dhe prisnin ate qe ata e quanin Thaur – fjala arabe
per “Dem” – te shfaqej ne mes te ujerave sulfurike.
Hieronimusi me vone zbuloi qe
“Demat” ishin si ajsberge gjigande nafte te ngjizur dhe te
papaster – bitum, qe lundronte ne ujerat e ndotura duke u shtyre
nga ererat (shiko Aramco World, nentor-dhjetor, 1984). Sa here qe
nje “dem” do te dukej ne siperfaqe, detaret do te suleshin me
sepata ne duar duke garuar kush e kush
ta zinte i pari prene e tij.
Arabet e vleresonin shume naften; dhe
ashtu sikurse greket thonin, ata e merrnin ate si placke lufte.
Askund nuk eshte pershkruan me mire kjo skene sesa ne revisten e
vete Hieronimusit:
“Ata
benin gati trapet e tyre dhe i leshonin ato ne det. Mbi to lundronin
tre vete, dy nga te cilet i jepnin rremave ndersa tjetri mbante
shigjeten ne dore te cilen e perdorte kunder atij qe do te nderhynte
ne kete gjueti. Kur ata i afroheshin bitumit lundrues ata kercenin
ne te dhe me sepata pritnin copeza nga ai duke i derguar ato me pas
ne breg”.
Ne breg, grate dhe femijet i
sperkatnin keto copeza me dhé, i fusnin ato neper canta lekure dhe
i ngarkonin ne devete qe beheshin gati per nje udhetim te gjate
permes Sinait. Destinacioni i tyre ishte Aleksandria, Egjypt.
Si per ironi, kur Hieronimusi e pa
kete korrje te jashtezakonshme te detit, ai kishte marre urdher
t’i perzinte arabet dhe te siguronte naften per mbretin
greko-maqedonas Antigonus I apo Monofthalmus-me nje sy. Hieronimusi
i cili ishte shume i mire per te mbajtur shenim ato qe shikonte, u
mund me shume lehtesi nga arabet dhe ai vete u desh te arratisej per
te shpetuar. Rreth 270 vjet me vone, ditari i tij i harruar prej
kohesh, ra ne duart e historianit Romak Diodorus Siculus, i
cili e perdori ate per te pershkruar jeten e nabateaneve. Deri ne
ate dite qe greket u shfaqen aty ku ata nuk ishin te mirepritur,
asgje nuk dihej per nabateanet e Detit te Vdekur. Disa studiues
mendojne qe keta te kene qene populli Nebaioth i permendur ne Bibel,
apo sipas perkthyesit te Kur’anit Abdullah Jusuf Ali, ata ishin
ato qe mbijetuan nga populli i Themudit ne Arabi. Eshte padyshim e
sigurt qe ata jetonin aty ku sot eshte Hixhazi ne tokat
veri-perendimore te Arabise Saudite, nga ku ata vendosen te
ndertonin nje mbreteri qe perfshinte hapesira te medha te shkretetires Negev, pothuaj te gjithe Jordanine e
sotme, bile dikur edhe Damaskun. (shiko Aramko World, Mars-Prill,
1981) G. W. Boversok, profesor ne universitetin e Harvardit, ekspert
mbi nabateanet dhe autor i librit Arabia Romake e quajti ate “ nje
nga civilizimet me te medha te Lindejs se Mesme ne ate kohe”.
Megjithese nje pjese e madhe e
historise se tyre mbetet ne erresire, te gjithe jane te mendimit qe
nabateanet ishin nje popull i pasur bile aq i pasur saqe ato njihen
si te vetmit ne historine boterore te cilet vendosen taksa
jashtzakonisht te veshtira per ata qe varferoheshin ne menyre qe te
pasuroheshin. Per te qene te sigurt, nje pjese e madhe e pasurise se
tyre vinte nga te ardhurat qe keta merrnin nga tregtia e specave
djeges dhe e myshqeve aromatike qe qarkullonte nga Arabia ne Egjypt
– nje tregti kjo shume fitimprurese per te cilen ata ishin
ndermjetesit ekskluziv. Por ne rastin tone, keto arabe te zgjuar dhe
te shkathet e ndertuan prosperitetin e tyre mbi dy monopole, dhe jo
nje, sepse ata ishin te vetmit eksportues te bitumit te Detit te
Vekur ne Egjypt.
----
----
---- ----
Ne
shek. IV p.e.r. kerkesa
per bitum ne Egjypt po rritej dhe kjo per nje arsye te forte. Kjo
substance po behej shume shpejt materiali kryesor per ritin me te
rendesishem fetar ne Egjypt – Mumjen.
Ruajtja
e trupit te te vdekurit, ka
qene nje tradite mijera vjecare qe trashegohej nga besimi i
faraoneve qe nese trupi i te vdekurit nuk ruhet, atehere nuk ka
asnje siguri per shpirtin ne boten tjeter. Sidoqofte, rreth shek. V
apo VI p.e.r., egjiptianet paten nje mungese te theksuar te
aromatikeve, te cilet ato i merrnin nga bime te ndryshme qe ata i
perdornin per operacion. Me kalimin e kohes, prifterinjte egjiptiane
zbuluan se ato mund te zevendesonin nje pjese te aromatikeve me
bitum te shkrire, duke krijuar nje perzierje me aromatiket natyrale.
Ky bitum i shkrire shfaqet me inicialet mhr.Hr, nje perkthim ky i
papiruseve egjiptiane te vjeter, dedikuar Anibusit, nje idhulli me
koke cakalli i njohur si shpikesi i mumjeve: “Anubis... e mbush
pjesen e brendshme te kafkes me mrh.Hr, aromatike, vaj cedari (nje
lloj peme) me arome te kendeshme) dhe dhjamin e pulpave te kembes”.
Fjala mrh.Hr eshte e shkruar ne
heroglife me simbolin e bufit, gojes, nje bime te gershetuar,
fytyres dhe nje ene. Fjala i afrohet disi fjales arabe per bitumin,
humar, te cilen nabateanet mund ta kene perdorur.
Per vete faktin qe Egjypti nuk kishte
bitum, ata detyroheshin ta importonin ate nga nabateanet. Popullsia
e Egjyptit ne vitet 300 p.e.r. ishte afersisht 7 milione dhe kerkesa
per bitum ishte shume e madhe. Por nabateanet e dinin qe ne Detin e
Vdekur fshihej nje thesar i permasave te medha. Keshtu qe ashtu
sikurse dhe sot, nafta dhe tregu nderkombetar deshmuan se ishin te
pandare.
----
----
---- ----
Ndermjet 323 dhe 285 p.e.r. nabateanet
e gjeten veten ngushte ndermjet perpjekjeve te dy superfuqive qe
udhehiqeshin secila nga ish gjenerale te ushtrise se Aleksandrit te
Madh, Ptolemi I Soter dhe Antigonusi I me nje sy. Pas vdekjes se
Aleksandrit te Madh te dy keta gjenerale u perpoqen te eleminonin
njeri-tjetrin dhe te merrnin ne dore nje mbreteri qe perfshinte te
tere Lindjen e Mesme. Ptolemi I
themeloi nje dinasti ne Egjypt ndersa Antigonusi I mori cfare
eshte sot Turqia, Siria dhe Libani.
Ne vitin 312 p.e.r. Antigonusi mori
sulmin e tij kundrejt Ptolemit. Ushtria e tij, qe udhehiqej nga nje
oficer i besuar, Athineus, dhe e perbere prej 4600 luftetare, kishte
marre misionin qe te nenshtronte “barbaret”, ashtu si i quanin
ata nabateanet dhe gjithashtu t’i vinte nje bllokade ekonomike
krahut lindor te Egjyptit. Eshte e mundur qe Antigonusi te kishte
degjuar per eksportin e bitumit
permes shkretetires – dhe keto tregojne qe ai kishte
planifikuar qe mungesa e bitumit do te sillte kryengritjen e klerit
qe kishte nje ndikim aq te fuqishem tek rivali i tij. Por skema e
Antigonusit deshtoi.
Atheneus kishte marre vesh qe ishte
zakon i burrave te fiseve nomade te Detit te Vdekur te mblidheshin
nje here ne vit per nje festival kombetar pergjate te cilit ata
linin te gjithe pasurine e tyre me te vjeterit, grate dhe femijet ne
nje vend te quajtur “shkembi”. Ky shkemb i pershkruar si shume i
forte, i larte por i pa mbrojtur me fortese, duket sikur i perngjan
kodres Um el-Bijara, qe ndodhet brenda qytetit te kuq te Petras,
emri i te cilit do te thote “shkemb” ne greqisht. Ky qytet u be
me vone kryeqyteti i mbreterise Nabateane (shih Aramco World,
shtator-tetor, 1991). Atheneusi vendosi qe sulmi i tij te
koincidonte me festivalin. Duke arritur shkembin ne mbremje, ai
sulmoi ne befasi dhe vrau apo burgosi shume nga ata. Pasi plackiti
kampin, ai u largua ne erresire me 700 deve dhe nje sai te madhe te
plackes se luftes qe perfshinte shume aromatike dhe myhrr (nje
substance ngjitese, ngjyre kafe qe perdoret per te bere parfume dhe
aromatike), dhe gjithashtu 500 shufra te argjendta. Per ne, kjo
pasuri evidenton qe nabateanet ishin tregtare te zote dhe kishin
akumuluar pasuri te madhe, ndersa per forcat e Atheneusit ajo ishte
shkaterrimi vete. Te lodhur nga vapa, te mbingarkuar dhe pa uje ata
bene nje gabim fatal. Ata ngriten nje kamp shume me shpejt sec duhej.
Nabateanet mesuan per kete sulm te
grekeve dhe ata nuk humben kohe per te mbledhur forcat dhe per tu
nisur pas tyre. Pasi e gjeten kampin e grekeve, ata u sulen per
hakmarrje dhe nga fundi i dites te gjithe ushtaret dhe pjesa me e
madhe e kaloresve te Atheneusit u shkaterruan.
Kur u kthyen tek shkembi i tyre me
gjithe mallin e tyre, nabateanet i shkruajten nje leter Antigonusit,
e shkruar ne “shkronja siriane” – ndoshta Armaik, gjuha e
folur e asaj zone. Ata akuzuan Atheneusin per agresion dhe kerkuan
fjalen qe ata nuk do te sulmoheshin me. Antigonusi, me qellim qe te
fitonte kohe, e mohoi pergjegjesine e tij per kete ngjarje dhe i
siguroi ata qe Atheneusi kishte vepruar kunder urdherave te tij. Por
kjo nuk i qetesoi nabateanet qe per te parandaluar cdo rrezik, ata
vune njerez qe ruanin nga majat e kodrave gjate gjithe territorit te
tyre.
----
----
---- ----
Jo shume pas kesaj, Antigonusi
urdheroi djalin e tij Demetrius – i njohur te greket si
Poliorsitis (ngrites kurthesh) – qe te marshonte drejt shkembit ne
krye te nje ushtrie shume te madhe qe perbehej prej 8000 ushtaresh
gjysma e te cileve ishin kalores. Por levizja e tij u diktua shume
shpejt nga nabateanet qe menjehere caktuan nje garnizon per te
mbrojtur qytetin, ndersa te tjeret u shperndane ne drejtime te
ndryshme duke marre me vete pasurite e tyre bashke me bagetite dhe
duke u futur thelle ne shkretetire.
Kur Demetrius arriti Petran, ai e
gjeti ate te mbrojtur. Sulmi i pare u thye me shume lehtesi dhe ai u
detyrua te terhiqej. Diten e dyte, ndersa ai pergatitej per t’i
dhene qytetit nje rrufe te dyte, pleqte nabateanas i derguan atij
nje mesazh ku ata shprehnin shume bukur deshiren per paqe por edhe
gadishmerine per lufte te arabeve beduine:
“Hiresia
juaj, Demetrius. Me cfare deshire apo nen cfare detyrimi ju po
luftoni nje popull qe jeton ne shkreterire, ne nje toke qe nuk ka as
uje, as bimesi dhe asgje qe i perket nevojave te jetes suaj? Sepse
ne, duke mos dashur te skllaverohemi, vendosem te jetonim ne nje
toke qe nuk ka asgje qe vleresohet nga njerezit e tjere, dhe ta
ndertonim jeten tone duke mos ju bere ju as me te voglin dem. Per
kete ne te lutemi ty dhe babait tuaj te mos na beni dem, por pasi te
pranoni disa dhurata nga ne, te terhiqni forcat tuaja dhe t’i
konsideroni nabateanet si miqte tuaj. Ju as nuk mund te qendroni
ketu per shume gjate sepse do tu mungoje uji dhe nevojat e tjera dhe
as mund te na forconi te jetojme nje jete tjeter.”
Pasi beri nje marrveshje me te cilen
ai do te merrte dhurata dhe rober, Demetrius u terhoq. Por ne vend
qe te kthehej ne Siri – si per zhgenjimin e arabeve – ai marshoi
drejt Detit te Vdekur dhe e shpalli veten zotin e te gjithe thesarit
te atjeshem. Duke lene prapa ushtrine e tij, ai vrapoi te i jati per
t’i dhene lajmin e mire. Antigonusi, i impresionuar nga ajo qe i
biri kish gjetur, vendosi te dergoje atje
edhe nje batalion tjeter, kete rradhe te kryesuar nga
Hieronimus. Tani duhet te pergatiteshin varkat per te marre te
gjithe bitumin dhe per ta mbledhur ate ne nje vend te caktuar. Por
kur Hieronimus u perpoq te merrte ate thesar, ai u sulmua prej rreth
6000 arabesh te cilet e shkaterruan ushtrine e tij me nje rrufe
shigjetash.
----
----
---- ----
Episodet
e Atheneusit dhe Demetrius ne 312 p.e.r. nenshkruan
hyrjen e nabateaneve ne histori, dhe ashtu sikurse arkeologu Piter
Parr shkruan, kjo u be atehere kur ata ishin te pasur dhe te
fuqishem. Ne gjysmen e pare te shek. III, gjate udheheqjes se
Ptolemi II Filadelfus (285 – 247 p.e.r.) territoret nabateane u
zgjeruan, duke perfshire keshtu zonat e Hauranit ne Sirine e sotme,
dhe nje pjese shume te madhe te shkretetires se Negevit pergjate
Uadi Araba.
Shume pak dihej per nabateanet nga
gjysma e shek. III deri ne vitet 100 p.e.r., pervec emrit el-Harith
I (ose Aretas), i cili ishte i pari udheheqes nabatean emri i te
cilit gjendej neper shenime dhe i cili udhehoqi rreth 168 p.e.r.. Me
pas, ose me mire te themi nga fundi i shek. II, Petra ishte mbushur
plot te derguar dhe vizitore e huaj, perfshij ketu edhe nja
ambasador romak.
----
----
---- ----
Nga te dhenat e marra nga historiani
romak Xhosefus, dime qe ne 88 dhe 87 p.e.r. mbreti seleucid grek
Antiokus XII ndermori dy sulme kunder mbretit nabatean, Ubejde I, ne
nje perpjekje per te zoteruar industrine e naftes. Te dy sulmet
deshtuan, bile ne sulmin e dyte Antiokusi humbi jeten e tij ne nje
beteje prane Detit te Vdekur.
Xhozefusi raporton:
Ubejde
u terhoq ne nje pozicion me te mbrojtur. Pastaj, papritur ai u hodh
ne sulm me kalorsine e tij prej 10000 luftetaresh duke e kapur
ushtrine e Antiokusit ne befasi. Ndersa Antiokusi mbijetonte,
luftetaret e tij vazhdonin te luftonin megjithese ata po vuanin keq
ne duart e arabeve. Po kur Antiokusi ra duke u munduar te mbeshteste
vijen e pare te luftimit, e tere ushtria e tij u thye gjate
perpjekjeve te tyre per te avancuar apo gjate terheqjes. Ata qe
mbijetuan u strehuan ne fshatin Kana, ku me vone pjesa me e madhe e
tyre vdiq nga uria.”
----
----
---- ----
Nabateanet
e vazhduan fuqishem eksportin e tyre ne Egjypt deri ne shek. I p.e.r.
keshtu qe pasuria e tyre vazhdonte te rritej. Bitumi shkonte nga
arabet e Uadit ne Petra apo Avdat ne karvanet e deveve dhe me pas ne
veri ne qytetin bregdetar te Gazes. Nga Gaza ngarkesa ose
transportohej me anije qe shkonin ne Aleksandri ose vazhdonte me
karvane pergjate vijes bregdetare drejt per ne Egjypt.
Por me ardhjen e shek. I p.e.r.,
nabateanet se bashku me tregun e tyre, Egjyptin, u ndeshen me nje
rrezik te vertete nga romaket e Sirise. Ne 62 p.e.r. nje oficer
romak i quajtur Skaurus udhehoqi nje ekspedite kunder nabateaneve
dhe u terhoq vetem pas nje pagese te majme, qe ishte nje sasi e
madhe argjendi. Shtate vjet me vone, nje komandant romak i quajtur Gabinius
pushtoi mbreterine dhe kerkoi perseri nje pagese ne argjend. Sa
me teper argjend nabateanet do te jepnin, aq me shume do te
rriteshin kerkesast e romakeve derisa udheheqesi romak Mark Antoni
perfundimisht e aneksoi mbreterine e tyre.
Nuk kaloi shume kohe dhe Antoni ra ne
dashuri me nje mbretereshe jashtezakonisht te bukur greko-egjiptiane
e cila quhej Kleopatra VII dhe e cila e bindi dashnorin e saj t’i
dhuronte asaj thesarin e nabateaneve. Me qellim qe te ardhurat e saj
te rriteshin dhe sigurine qe nafta do te vashdonte te rridhte ne
mbreterine e saj, mbreteresha e bukur dhe dinake ja doli per te
bere nje kontrate shume fitimprurese, qe konsiderohet kontrata e
pare e regjistruar qe jepte te drejten e perdorimit (qera). Nga
kjo kontrate ajo do te merrte 200 talente, apo perafersisht 400,000
dollare cdo vit dhe si shkembim ajo do t’ja linte apo huazonte
kete thesar mbretit nabatean Malik I, ne 36 p.e.r.. Pa ndonje
shpenzim ne para, krah pune, apo forca ushtarake, Kleopatra i
siguroi vetes te ardhura te majme – qe do t’i perdorte per te
ndertuar nje flote detare te fuqishme per te mundur kundershtarin
romak te Antonit, Oktavian.
Shuma qe arabet duhet te paguanin
ishte me te vertete e parealizueshme. Ne 32 p.e.r., Maliku I,
nen nje presion nga keshilltaret e tij, kundershtoi mbretereshen
egjiptiane. Kleopatra, si pergjigje, i kerkoi Antonit qe te
ndermerrte nje fushate qe do t’i denonte keq kundershtaret. Kjo
fushate u udhehoq nga i derguari personal i Antonit, mbreti cifut
Herod. Por armiqesia ndermjet Herodit dhe arabeve mori nje
drejtim negativ per mbretereshen. Arabet triumfuan kunder Herodit ne
betejen e Kanauatit, ne Sirine e sotme dhe nuk kaloi shume kohe
derisa edhe Antoni te mundej nga forcat e Oktavian-it ne nje beteje
detare ne Aktikum, ne bregdetin grek.
Ne perpjekje per tu arratisur per ne
Indi bashke me Antonin, Kleopatra i terhoqi disa nga anijet e saja
nga Nili per ne Detin e Kuq. Por aty, politika e saj e rende kunder
arabeve u drejtua per te shtypur ate vete. Eshte quajtur nje
koncidence historike ajo qe nje garnizon nabateanesh kishin qendruar
prane vendit ku anijet do te nisnin udhetimin e tyre.
Sapo anijet u hodhen ne det,
nabateanet – te shqetesuar se mos ndonje flote egjiptiane do te
nderhynte ne biznesin e tyre pertej detit – sulmuan dhe dogjen
gjithcka. Antoni dhe Kleopatra u detyruan te kthehesin ne Aleksandri,
ku pasi kuptuan qe rruget e tyre per te ikur nga Egjypti u mbyllen,
vrane veten. Me te vertete qe politika e naftes ne Lindjen e Mesme
ishte ajo qe vendosi per fatin e Antonit dhe Kleopatres.
Pas
vdekjes se Kleopatres, Egjypti
u be koloni e mbreterise se re romake qe u krijua nga Oktavian, i
cili mori titullin “Augustus” dhe i dha fund zakoneve te
faraoneve per mumjen. Si rezultat, mbledhja e bitumit ne Detin e
Vdekur e humbi rendesine ekonomike. Nabateanet kishin nje fare
pamvaresie nga Roma deri ne vitin 106, kur ata u bashkuan nga mbreti
Traxhan ne nje provine te re qe quhej Arabia Romake me kryeqytet
Bostran ne Sirine jugore.
Megjithese romaket nuk e praktikonin
ruajtjen trupave te te vdekurve, ata i vazhduan zakonet arabe – te
marra nga Mesopotamia e lashte – te perdorimit te vajgurit dhe
bitumit per qellime mjeksore, nje tradite qe solli pas me shume se
1000 vjetesh nje nga gjerat me te cuditshme qe do te shiteshin
vazhdimisht dhe do te quheshin “Mumje”.
----
----
---- ----
Dikur, rreth shek. XII, Evropa
mejsetare mesoi se egjiptianet e lashte perdornin nje perzierje te
bitumit te quajtur mumia per te ruajtur te paprishur
trupat e te vdekurve dhe qe nga shkrirja e kesaj subtance mund te
merrej nje lloj vaji qe, Ibn-el-Bajtar dhe shume shkencetare
te tjere muslimane, kishin vertetuar te ishte me vlere te larte
mjeksore. Duke filluar qe nga ky shekull dhe gjate gjithe mesjetes,
mijera mumje egjiptiane u eksportuan nga Aleksandria ne Evrope –
si fillim vetem per te mbledhur bitumin dhe me pas per te marre nje
perzierje ne forme pluhuri. Ky pluhur qe kishte marre te njejtin
emer “mumje” ishte nje element baze ne farmaceotiken e
atehershme dhe ishte shume i kerkuar.
Kur furnizimi me mumjet e verteta
filloi te ulej, grupe mashtruesish nga Aleksandria filluan te
dergonin trupa sklleverish dhe kriminelesh qe me pare i ishin hequr
organet, ishin lene ne diell dhe me pas ishin fashuar me nje sasi te
paket bitumi, bile pa u pastruar ende mire. Pa dyshim, praktika e
kesaj pati konsekuencat e saja shkaterruese ne Evropen Perendimore,
vecanerisht ne France dhe Gjermani ku ndihmoi ne perhapjen e Murtajes
se Zeze. Ne 1564 nje fizikant francez, Gai de la Fonten, udhetoi
per ne Egjypt dhe ja tregoi “mumjen” falso mbretit francez.
Fatkeqesisht, paralajmerimeve te tij nuk ju vu veshi dhe eksporti i
mumjeve vazhdoi edhe per 50 vjet te tjera. Ne te vertete prodhimet
vendase te mumjes falso tregtoheshin ne Evrope deri ne shek. 18 –
nje filiz makaber i nje industrie prej 2000 vjetesh ne Lindjen e
Mesme.
|