Besimi
Cfare besojme ne?
Bibla
Jezusi Krishti
Jezusi dhe Bibla
Plani i shpetimit
Triniteti
Pergjigje dhe argumente
(Nga J. McDowell .pdf)
Argetim
Grupet kristiane ne web
Materiale leximi
Lexoje Biblen online
Shkarkoje Biblen
download 3.2MB (.chm)
4 ligjet shpirterore
Libri i vizitave
Lini shenimin tuaj
Lexoni shenimet e lena
Nje pjese e materialeve jane marre nga libri "Pyetje dhe argumente", shkruar nga Josh McDowell.Ju mund ta shkarkoni kete liber ne kompjuterin tuaj duke klikuar ketu me butonin e djathte te mouse-it dhe duke zgjedhur opcionin "save target as...".
Bibla
Qe prej shume kohesh miliona njerez e kane konsideruar Biblen si librin me te
madh te botuar ndonjehere. Deri tani Bibla eshte best seller -i numer nje ne tere
rrjedhen e historise.
Patrick Henry deklaronte: Bibla vlen me shume se te gjithe librat e tjere
te botuar deri tani.
Charles Dickens-i shkroi: Dhiata e Re eshte libri me i mire qe i eshte shfaqur
apo dhe qe do t i shfaqet ndonjehere kesaj bote.
Sir Isaak Newton-i arriti ne perfundimin, Gjenden me shume deshmi per qenie
autentike ne Bibel sesa ne historine laike.
Abraham Lincoln-i besonte se Bibla eshte dhurata me e mire qe Zoti i ka
dhene ndonjehere njeriut. Gjithe miresia e Shpetimtarit te botes na eshte percjelle
nepermjet ketij libri.
Daniel Webster-i tha: Nese ka dicka ne mendimet apo stilin tim per t u
lavderuar, nderi u takon prinderve te mi, te cilet me kane mekuar dashurine e
hershme per Shkrimet. Po qe se i zbatojme parimet e mesuara ne Bibel, vendi yne
do te ece drejt perparimit dhe lulezimit; por nese ne dhe pasardhesit tane lene
pas dore udhezimet dhe autoritetin e saj, asnje njeri nuk mund te kuptoje sesa
shpejt shkaterrimi do te munde te na gelltite e te na varrose tere lavdine tone
ne erresiren e thelle.
George Washington-i arriti ne perfundimin eshte e pamundur te qeverisesh
boten drejt pa Perendine dhe Biblen.
Megjithate Bibla pretendon te jete me shume sesa thjeshte libri me i madh i shkruar
ndonjehere. Ajo pretendon te jete pikerisht Fjala e Perendise, nje zbulese e Zotit
per njeriun.
Cfare e ben Biblen kaq te vecante?
Krishterimi beson dhe meson se vete Bibla eshte zbulesa e Fjales se Zotit. Edhe
pse u shkrua nga njerezit, autori kryesor ishte Zoti i plotfuqishem. Ky pretendim
nuk u zbulua prej kishes, por eshte pretendim qe Bibla ka per vetveten. Fjala
e Zotit mbetet per jete. (1 Pjeter 1:25) 1 I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar
nga Perendia. (2 Timoteut 3:16), Sepse asnje profeci qe nuk ka ardhur nga vullneti
i njeriut, por njerezit e shenjte te Perendise kane folur, te shtyre nga Fryma
e Shenjte. (2 Pjeter 1:21). Mbi dy mije here vetem ne Dhiaten e Vjeter gjenden
pjese te tilla si: Dhe Zoti i foli Moisiut. Dhe Fjala e Zotit iu drejtua Jonas.
dhe Zoti tha . Per me teper
Bibla pretendon te jete regjistrimi i fjaleve dhe veprave te Zotit.
Qe dikush te mos mendoje se nje gje e tille nuk eshte ndonje mrekulli, po ju japim
nje prove. Gjeni dhjete njerez nga vendi ku ju jetoni qe te kene te njejten histori
prejardhjeje, te flasin te njejten gjuhe dhe te kene qe te gjithe ne themel te
njejten kulture. Pastaj ndajini dhe u kerkoni te shkruajne mendimin e tyre per
nje teme te debatueshme si, fjala vjen, Kuptimi i Jetes. Kur te kene perfunduar,
krahasojini perfundimet e ketyre dhjete shkruesve. A jane ata te nje mendjeje
me njeri-tjetrin? Patjeter qe jo. Mirepo Bibla nuk ka te beje thjeshte me dhjete
autore, por me dyzet. Ajo nuk u shkrua brenda nje breznie, por gjate 1500 vjetesh,
jo prej autoresh te te njejtit arsimim, kulturash shume te ndryshme e me ne fund,
duke mos trajtuar pikerisht vetem nje teme, por qindra.
Dhe, megjithate, Bibla eshte teresisht harmonike. Ne te ka nje harmoni te plote,
qe nuk mund te shpjegohet prej rastesise apo ndonje makinacioni. Uniteti i Bibles
eshte nje argument i forte qe shkon ne te mire te frymezimit te saj hyjnor. Uniteti
i Shkrimit eshte vetem nje arsye midis shume te tjerave qe mbeshtet pretendimin
e Bibles per te qene Fjala hyjnore e Zotit.
Te tjerat e cilat do te mundnim t i shpjegonim ne hollesi, jane deshmia e kishes
se hershme, prova e historise dhe e arkeologjise, prova e ndryshimit te jeteve
permes shekujve, per te permendur ketu vetem disa syresh. Keto fakte e cuan arkeologun
e madh W. F. Albrajt ne perfundimin Bibla lartesohet ne permbajtje mbi gjithe
letersine e hershme fetare; ajo lartesohet pikerisht aq mbrese le nese mbi gjithe
letersine e mepastajme, me thjeshtesine e drejtperdrejte te mesazhit te vet dhe
te universalitetit te thirrjes se saj drejtuar njerezve te te gjitha vendeve dhe
koherave. (The Christian Century, nentor 1958)
Bibla eshte e vecante. Ajo eshte e pashoqe. Asnje liber tjeter nuk ka te tilla
kredenciale. As edhe nje liber tjeter madje nuk mund t i afrohet asaj.
Anglia
ka dy libra, Biblen dhe Shekspirin: Anglia beri Shekspirin, por Bibla beri Angline
(Viktor Hygo).
Shtypi shqiptar ne web
Fjalor ne 57 gjuhe !
Dergo SMS falas
Parashikimi i motit ne Tirane (CNN)
Crosswalk
Crossdaily
Our daily bread
Greatcom
Html Bible
TVU live
Zpoc ( mp3 kristiane falas)
Instituti Jeta e Re