Enciklopedia - Germa S

Sabahi:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit sabahi klasifikohet si perdja e nėntė e ahengut popullore shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Saze:

e.f., Vegėl e gjinisė kordofone.
Etim. Sipas Sokolit nga persishtja “saz”=vegėl muzikore kordofone.
Enci. Nė muzikėn qytetare tė Gegėrisė, sazja ka qėnė njė vegėl e pėrdorur nė ahengun shkodran, kryesisht nė fund tė shek. XIX, fillimi i shek. XX. Ndėr muziktarėt e shquar nė interpretimet nė saze pėrmendim sazexhiun e vezirit tė Shkodrės Mehmet Agė Shllakun, Simon Marketėn ( i cilėsuar si ndėr sazexhinjtė mė tė shquar nė gjithė perandorinė osmane), Ndrekė Voglin, Sait Hoxha, Kasem Xhurin, Hilėn e Files, Oson e Falltores etj. Nė Toskėri me kėtė emėr quhet formacioni iso-polifonik i pėrbėrė nga gėrneta, violina, llauta dhe defi i cili shoqėron kėngėt popullore qytetare. Krijimi i sazeve datohet aty rreth fundit tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX. Ndėr sazet e para janė ato tė familjes Asllan Leksoviku nė Leskovik dhe sazet e qytetit tė Pėrmetit. E gjejmė tė pėrdorur me kėtė kuptim edhe nė poezitė popullore”

                        Amani shokė tė ujdisim sazetė,
                        se jam mbushur plot kafazetė
                        janė mbushur dhe citosurė
                        Djem e ēuna nakatosurė
                                                            Ēamėri

E gjejmė edhe nė formėn frymuri. Shiko ahengu, ahengxhi.

Lit: Gurashi Kolė, Sheldija Gjush, “Ahengu shkodran”, tek almanaku “Shkodra”, 1961,1962,1963,1964; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Sazet e Odries:

Grup popullor iso-polifonik me vegla i viteve 1960-1970.
Enci. Kėto saze pėrcollėn me saze kėngėn tradicionale iso-polifonike labe tė zonės sė Labovės. Sazet e mbyllėn brenda njė dhjetvjeēari jetėn e tyre artistike. Sazet e Odries pėrbėheshin nga Thanas Nika, Marika Nika, Xhelo Vasili, Petra Zografo, Koēo Fane, Odise Porodini, etj. Nė rubrikėn EJ (Erotike Jugu) tė fonotekės sė Radio-Tiranės gjenden edhe kėto kėngė tė regjistruara prej tyre:

Viti 1965, nr. 41-“Nusja jonė trėndafile”; viti 1966, nr. 60-“Trėndafil manushaqe”; viti 1966, nr. 61-“Nėm ujė se plasa thėllėnxė e Beratit”; viti 1966, nr. 68-“Moj faqja portokalle”; viti 1966, nr. 69-“Unė do vete, lule moj lule”; viti 1966, nr. 65-“Do vesh me dhėn apo jo”; viti 1966, nr. 73-“U nisa vajta nė mulli”; viti 1966, nr. 75-“Cėr-cėr-cėr ja bėn tigani”; viti 1966, nr. 108-“Labova rėzė njė mali”; viti 1966, nr. 112-“Kėndojnė gjashtė bilbila”; viti 1967, nr. 119-“As aman moj lule verdhė”; viti 1967, nr. 127-“Nė mal tė Odries”.

Sazet e Radios:

Grup popullor iso-polifonik me vegla.
Enci. Me kėtė emėr njihet formacioni i sazeve qė luanin muzikė drejtpėrsėdrejti nė valėt e Radio-Tiranės, rreth viteve 40-tė e mė pas. Dallojmė dy organizime tė kėtyre sazeve: i pari pėrfshin vitet 1939-1944 dhe tjetri 1945-1955. Kjo pohohet edhe nė strukturėn e organizimit tė Radios tė kėtyre viteve kur thuhet: “Pėrveē kėsaj (orkestrinės moderne tė Radios-shėnimi ynė), radiostacjoni ynė disponon edhe njė orqestrė-saze-vendi, nga elementėt mė tė mirė dhe mė tė zotė shqiptarė, qė e interpretojnė pėr bukuri, kėngėn shqiptare”. Fillimisht ideja pėr tė realizuar njė disk me muzikė popullore mblodhi nė Tiranė, mė 1939, formacionin e parė tė Sazeve tė drejtuara nga Usta Jonuzi i Lamēes, nga Pėrmeti, me gėrnetė. Formacioni i kėtyre sazeve pėrbėhej edhe nga Hysen Ibrahimi, Nazif Mamaqi, Sabri Fehmiu, Sadik Azbiu (alias Ēaēi) me violinė dhe kėngėtar, Ali Myslymi (alias Mane Lela) me llahutė. Qysh nė programet e para, menjėherė pas formimit tė Radio-Tiranės, duke filluar nga viti 1939 e nė vazhdim, do tė paraqiteshin me kėtė emėr nė rubrikėn -“Sazet e Radio-Tiranės: Valle e Kėngė Popullore”. Nė vitet 40-tė, nė zėrin “Muzikė Popullore nga Sazet e Radios”, “ē’do tė Mart, tė Enjte dhe tė Shtun, ora 18.30”, ato do tė luanin gjithmonė direkt pėr spektatorin e tyre tė shumtė, njė repertor tė larmishėm nga gjithė hapėsira etnomuzikore shqiptare. Nė kėto pesė vjet, pothuajse nė ēdo dy ditė rreth orės 18.30,  “Sazet e Radios” ishin nė “open air” pėr dėgjuesin shqiptar anė e mbanė vendit. Njė pjesė e repertorit tė Sazeve tė kėsaj periudhe u pasqyrua edhe nė transkiptimet muzikore tė Pjetėr Dungut, tė publikuara tek “Lyra Shqiptare” (kėngė popullore qytetare) nė vitin 1940, tė vjela kryesisht nga regjistrimet e Radio-Tiranės dhe tė mbledhura nėn kujdesin e saj. Pėr periudhėn e dytė (1944-1955) Sazet u bėnė njė element i pėrhershėm i strukturės sė emisioneve kulturore. Ata dhe bashkėpunėtorėt e tjerė tė Radios si grupi shkodran, orkestra e muzikės sė kultivuar etj, konsideroheshin si faktorė tepėr tė rėndėsishėm nė rritjen e cilėsisė sė emisoneve. Nė vitet ‘50, formacioni pėrbėhej nga Jonuz Kona (Lamēe), Sabri Feimi, Hysen Ibrahimi, Sadik Azbiu, Ēoban Arifi dhe Ali Myslymi, shumica pjestarė tė formacionit tė parė. Krahas tyre u afruan edhe elementė tė tjerė si kėngėtari i shquar i “Shoqėrise Demka Hajro-Korēė”, Ēoban Arifi, llautari dhe kėngėtari i shumė tė njohurės kėngė popullore “Do marr ēiftenė do dal pėr gjah”-Selim Asllani. kyesisht me origjinė nga Jugu i Shqipėrisė, ata regjistruan nė periudhėn 1945-1955 njė repertor tė pasur si tė muzikės me vegla dhe vokale tė Shqipėrisė sė Jugut. Vlera e kėtyre Sazeve ėshtė shumėplanėshe. Sė pari, “Sazet e Radios” u bėnė formacioni i parė zyrtar i “sazeve” shqiptare tė cilėt afirmuan arritjet e deriatėhershme tė sazeve dhe tė muzikės popullore qytetare nė mediumin kryesor shqiptar, Radio-Tiranėn. Kjo gjė, nė dukje e thjeshtė, ėshtė njė nga shembujt mė tė mirė tė vlefshmėrisė sė gjithėkohėshme tė folklorit tonė muzikor, i cili deri nė kėtė kohė kishte shėrbyer si ndėrgjegja mė e fortė e kombit. Mjeshtėria e lartė interpretuese e pjesėtarėve tė saj (sė bashku me atė tė formacionit tė muzikės qytetare shkodrane), i bėri njė qėndresė tė gjallė tė gjithė kulturės tjetėr muzikore qė propagandohej nė valėt e Radios. Krahas gjithė vlerave tė tjera tė muzikės botėrore, muzika popullore shqiptare nėpėrmjet mjeshtrave tanė tė sazeve e ripohoi identitetin shqiptar edhe nė kushtet e pushtimit fashist tė vendit. Kėshtu “Sazet e Radios” ishin njė nga treguesit mė domethėnės tė ruajtjes sė tipareve kombėtare tė saj. Sė fundi, “Sazet e Radios” ishin formacioni qė lidhi traditėn e madhe tė muzikės me saze tė para viteve ’40, me Sazet e gjysmės sė dytė tė shek. XX. Formacioni i pėlqyer i tyre ishte 1 gėrnetė, 1 violinė 2 llauta.  Pas shpėrbėrjes, njė pjesė e tyre formoi orkestrinėn e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore-1957. Veprimtaria e tyre pranė Radio-Tiranės vazhdoi deri nė fund tė viteve 50-tė. Ndėr regjistrimet e tyre nė rubrikėn “EJ” (Erotike Jugu) tė Radio-Tiranės pėrmendim:

“Ē’u ngrita nga gjumi”, 2’30’’, viti 1949; “Dardha rumbullake”, 4’, viti 1950; “Ēobankat qė shkojnė zallit”, 3’, viti 1957; “As aman o ,moj lule”, 4’, viti 1958; “Do marr ēiftenė do dal pėr gjah”, 3’, viti 1958; “Hodha njė lule nė ferrė”, 3’, viti 1958; “Zogė ku mė qėnke rritur”, 4’, viti 1958; “Pikėn e ballit ta zuri stolia”, 5’, viti 1958; “Kur mė shkon sokakut”, 3’30’’, viti 1958; “Nė njė ditė vere ta dėgjova zėnė”, 2’.40’’, viti 1960; “Ē’ke me mua qė s’mė do”, 3’, viti 1966; “Vajzė e valėve”, 2’.50’’, viti 1966; “Pa dil bijė ē’janė ata”, 2’, viti 1966; “Dola njė ditė nė bahēe” (valle e kėnduar), 2’.30’’, viti 1966; “Ē’u ngrit lulja nė mėngjes”, 2’.20’’, viti 1966.

Lit: “Kėngėtari popullor Nazif Mamaqi nga Pėrmeti ka ardhur nė Tiranė”, gaz. “Skėnderbeu”, 1925, nr. 23, 2 Mars, fq. 2; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Sazexhi:

Interpretues nė veglėn e sazes ose pjestar i formacionit tė sazeve.
Enci. Si sazexhinj shumėtė njohur nė interpretimet nė saze nė muzikėn e qytetit tė Shkodrės kanė qėnė Mehmet Shllaku, Kasem Xhuri, Simon Marketa, Nush Pali etj. Por sazexhi nė pėrgjithėsi thirrej edhe muziktari popullor, pjestar i formacionit me vegla tė sazeve. Sazexhiu i binte gėrnetės, violinės, llautės apo dajres dhe njėkohėsisht kėndonte. Shkrimtari Dh. Shuteriqi ka shkruar tregimin me titull “Sazexhiu”. Shiko gėrnetaxhi, dajrexhi, dhjolixhi etj.

Lit: Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, tek alamanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210; Shuteriqi Dhimitėr, “Te qafa e botės”, Tiranė 1986; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Seksioni shqiptar
i CIOFF-it:

Organizėm artistik folklorik jo-qeveritar qė pėrfaqėson artin folklorik shqiptar nė strukturat botėrore tė organizimit tė aktiviteteve folklorike. Enci. Inicialet CIOFF kuptojnė: qėndra e organizimit tė festivaleve folklorike dhe artit tradicional. Si organizatė jo-qeveritare, CIOFF-i krijohet nė Francė nė vitin 1970 dhe aktualisht ka nė rradhėt e tij si antarė 70 vende, ndėr to edhe seksioni shqiptar i CIOFF-it i krijuar mė 25 Korrik 1994 me nismėn e shoqėrisė “Elena Gjika”-Pėrmet, tė z.Niko Mihali dhe Vasil S.Toles. Ky seksion pėrfshin nė radhėt e tij shoqata kulturore, grupe artistike dhe personalitete tė shquara qė merren me traditat popullore shqiptare. Antarė tė seksionit shqiptar janė  shoqėria “Elena Gjika”-Pėrmet, “Lidhja kulturore Skėnderbeu”-Krujė, Grupi folklorik “Bilbili”-Vlorė, ansambli folklorik “Kavaja” etj. Seksioni shqiptar i CIOFF-it ėshtė aprovuar nga Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve me Urdhėrin nr. 171, dt. 29.07 1994.

Lit: “Vjetar kulturor 1994”, Tiranė 1995 etj.

“Selimi & Hafizeja:

Sazexhinjtė mė tė shquar tė muzikės popullore me saze nė Shqipėrinė e Jugut tė gjusmės sė parė tė shek. XX.
Enci. Ėshtė babai i tyre Asllani i cili ndėrton brenda familjes sė vet, me fėmijėt e tij dhe vėllezėrit e tij, sazet e famshme tė njohura me emrin e tij dhe tė familjes Leskoviku. Asllani rridhte nga njė familje me tradita dhjetra vjeēare nė fushėn e interpretimit nė vegla popullore. Prej kėsaj familjeje sazexhinjsh, mė konkretisht “Muzikė Shqiptare e drejtuar prej Asllan Leskovikut”, dhe familjes (djali Ajdini me gėrnetė, lindur mė 1867-vdekja ?), kemi edhe pllakėn e parė tė gramafonit duke u bėrė kėshtu tė parėt sazexhinj qė fiksohen nė pllakat e gramafonit. Jo mė kot thuhet nė popull se “me ē’mjeshtėr do bjerė, atė zanat do nxjerrė”. Vetė familja Leskoviku pėrpara Asllanit (familje e emigruar qysh herėt nė Stamboll) ishte e ngjashme me njė yllėsi, e cila me shpėrbėrjen e saj krijoi shumė vatra tė reja ku u kultivua muzika popullore. Pas Asllanit, mė tė shquarit e familjes sė tij por edhe tė gjithė sazeve tė Jugut, pėr periudhėn deri mė 1940 janė fėmijėt e tij “Selimi me Hafizenė”, vėlla e motėr. Pėr datėn e lindjes dhe vdekjes sė “Selimit & Hafizesė” nuk kemi tė dhėna tė sakta. Mendohet tė kenė lindur rreth viteve 1870-75 nė Leskovik. I ati, Asllani, emigron nė Stamboll nė fillim tė shekullit, qytet ku qėndron deri mė 1914. Pas largimit tė familjes Leskoviku nga Stambolli, ku (rreth 1914) deri nė fund tė viteve 1920 kanė punuar nė Leskovik, kryesisht nė kafenenė e tyre nė qendėr tė qytetit, por edhe si saze shėtitėse nė gjithė Shqipėrinė e Jugut dhe nė Janinė. Largohen pėrfundimisht nė Stamboll rreth vitit 1922 dhe dihet se njė pjesė tė madhe tė veprimtarisė pas viteve 30-tė e pėrqėndruan nė klubet e shqiptarėve ku “…kėndonin kėngė leskoviqarēe, pėrmetare e korēare”. Pa asnjė dyshim, formimi i tyre si sazexhinj ėshtė bėrė si pranė tė familjes sė tij ashtu edhe nėn ndikimin e traditave tė shquara muzikore tė lojės me saze tė qytetit tė tyre tė lindjes, Lekovikut. Ndikim tė rėndėsishėm tek loja e tyre ka pasur folklori muzikor polifonik i zonės sė Shqerisė prej sė cilės ata kanė huazuar edhe pjesėn mė tė madhe tė repertorit vokal. Selimi nė gėrnetė dhe nė tė kėnduar Hafizeja nė tė kėnduar dhe nė tė intepretuar nė violinė, mbeten ende nga majat mė tė larta tė interpretimit dhe krijimit tė muzikės popullore qytetare. Ende sot flitet pėr veēantitė e zėrit tė Hafizesė ashtu si nėpėr njė legjendė. Regjistrimet e saj prezantojnė njė diapazon vokal jo tė zakonshėm, i cili shtrihet dhe pėrfshin regjistrin mė tė ulet tė kontraltos e deri nė maksimumin e njė sopranoje kolorature. Megjithėse kanė kaluar shumė vjet, ende nė muzikėn qytetare jugore Hafizeja dhe interpretimet e saj janė etalon i intepretimit pėr cilindo kėngėtar e kėngėtare. Nė Leskovik flitet edhe pėr matėrmanė e Hafizesė, Mitrinė prej sė cilės Hafizeja mėsoi shumė stilema popullore. Edhe Selimi nė gėrnetė qe padyshim njė mjeshtėr. Qysh nė ato vite ai cilėsohej si klarinetisti mė i shquar.  Atij i njihet formimi i lojės virtuoze nė gėrnetė, e cila shfaqet edhe tek shoqėrimet e kėngėve, por mė tepėr tek pjesėt me vegla tė sazeve, qofshin kėto “avaze”, “tė qara”, “valle” apo “kaba”. Ėshtė meritė e padiskutueshme e tyre ndėrtimi i kėngės qytetare tė Leskovikut dhe pėrgjithėsisht i kėngės qytetare tip tė qyteteve tė Toskėrisė, pra kėnga polifonike qė hapet me saze dhe mbyllet po me to. Duke shfrytėzuar foklorin e pasur fshatar tė zonės pėrreth ata krijuan stereotipet bazė tė muzikės qytetare me saze. Duhet theksuar se te kėto saze nuk vendos dot njė kufi ndarės ndėrmjet interpretit dhe krijuesit. Mendohet se te dyja kėto cilėsi artistike qenė tė trupėzuara nė sazexhinjtė e kėtyre sazeve. Formacionit klasik i formuar prej tyre ka qėnė i pėrbėre prej 1 gėrnete, 1 violine dhe 1 llaute. Si tė tilla kėto Saze provohen tė jenė dhe nė kėngėn shumė tė njohur “Leskovik, o fryn njė erė”:

Leskovik o fryn njė erė
dilni hapni penxheretė,
se vjen djali vete i tretė
me llautė e me gėrnetė,
qemanesė i bie vetė.

Regjistrimet e tyre me muzikė popullore u bėnė pranė shoqėrive diskografike tė “ODEON-it”, “COLUMBIA-s” dhe “HIS MASTER”S VOICE”. Gjithė sazet e tjera pas tyre njihen me emrin Sazet ose shahirėt e Leskovikut. Traditėn e sazeve tė Selimit nė Stamboll e vazhdoi i biri i tij Novruzi me gėrnetė. Tė dėgjuar pėr vlerat e tyre janė nė kėtė kohė edhe Sazet e Merko Ibrahim Leskovikut i afėrm i Asllanit, “Muharremi me Nedinė” etj. Ja disa nga regjistrimet e tyre muzikore nė disqe:

 “ODEON”:

Pllaka Co 711, “Unė ti ta thashė me shaka” (Valle), Selim Asllan Leskoviku me gėrnetė; Pllaka Co 713, “Valle me tri” (Horo sta tria), Selim Asllan Leskoviku me gėrnetė; Pllaka Co 718, “E Qarė e Selim Asllan Leskovikut”, Selimi me gėrnetė; Pllaka Co 716, “O moj qita leshtė shumė”,  Zonj. Hafize, Shoq. Selim Asllan Leskoviku; Pllaka Co 717, “Kush tė ka moj ruskė”, Zonj. Hafize, Shoq. Selim Asllan Leskoviku.

“COLUMBIA”:

Pllaka 294218, “Kur jec e vetum”. Selimi & Hafisja; Pllaka 294219, “Goca berberit”. Selimi & Hafisja; Pllaka 294223, “Valle graptchartche”. Z.Selimi & Hafisia.

“HIS MASTER’S VOICE”:

Pllaka (70-1358). “Kėngė e Mamudisė”. Selim  efendiu me shokėt.

Lit: Tole Vasil S, “Sazet muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Sergjahi:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-lab-sib-do-re-mib-fa-solb.
Enci: Sipas R. Sokolit sergjahi klasifikohet si perdja e pesė e ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Skllapė:

Shiko fjalėn gjuhėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Tiranės.

Smolle:

Rrėshirė pishe.
Enci. Smolleja vihet nga prapa lahutės dhe shėrben si tip kolofoni pėr qimet e harkut tė lahutės. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė e Madhe.

Sokėllimė:

I kėnduar me zė shumė tė lartė.
Enci. Zakonisht me kėtė fjalė pėrcaktohet kėngėtimi i kėngėve “maje kraje” nė veri tė Shqipėrisė.

Sokoli Fatime:

(Tropojė 1940  † Bajram Curri 1989) “Artiste e Merituar”.
Enci. Rapsode e shquar nė interpretimet me ēifteli tė folklorit muzikor tė rrethit tė Tropojės. Merr pjesė qė fėmijė nė grupet folklorike tė rrethit. Aktivizohet si kėngėtare nė aktivitetet lokale dhe pėrfaqėson Tropojėn edhe nė Festivalet Folklorike Kombėtare. Ka lėnė njė sėrė krijimesh dhe interpretimesh shumė origjinale, si  nė tė kėnduar ashtu edhe nė interpretimin nė instrumentin e ēiftelisė. Regjistrimet e saj muzikore gjenden pranė Radio-Televizionit Shqiptar. U nda nga jeta nga njė sėmundje e rėndė.

Sokoli Ramadan:

(Shkodėr 14.10.1920) “Profesor”.
Themeluesi i etnomuzikologjisė shqiptare.
Enci. Arsimin  fillor dhe tė mesėm i kryen nė qytetin e Shkodrės. Nė vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore nė Firence, Itali. Pas ēlirimit tė vendit kryen detyrėn e pedagogut tė Folklorit Muzikor Shqiptar nė Liceun Arstik dhe Institutin e Lartė tė Arteve, degė tė cilėn e krijoi ai vetė. Deri nė botimet e para tė Prof. Sokolit, rreth viteve ’50, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues punimet nė foklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit, vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi  gjithė kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit eshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, srtudentėt dhe nxėnėsit e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės qysh nė vitet ’50, si njė diēka tė natyrshme lėndėn e Folklorit Muzikor Shqiptar. Ishte njė hap mendimtari ky, ai qė pėrcaktoi edhe orientimin prej vlerave tona shekullore, qė shkolla e re shqiptare duhej detyrimisht t’i ndiqte. Vlerat e veprės sė prof. Sokolit janė konturuar sė bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike tė autorit tė saj. Ajo ē’ka i ka ngjizur ato nė njė unitet tė vetėm rrezatues, ėshtė shpirti, puna dhe pėrkushtimi i tij prej rilindasi. Po kaq tė rėndėsishme e konsiderojmė edhe krijimtarinė e tij muzikore, e cila ka nė thelb orientimin pėr nga vlerat e etnomuzikės; punimet e tij muzikologjike nė tė cilat influenca e etnomuzikės ėshtė e drejtpėrdrejtė, e po aq konstatimi se edhe nė studimet e tij albanologjike, vėshtrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik ėshtė mė se origjinal. Emri i tij renditet nė enciklopeditė e huaja krahas mė tė mėdhenjve etnomuzikologė tė botės. Krijimtaria e tij studimore vazhdon ende.

Botimet kryesore  tė autorit:

Les danses populaires et les instruments musicaux du peuple albanais”, Tiranė 1958; “Albanskie narodnie pesni”, Tiranė 1965; “Figura tė ndritura”, Tiranė 1965; “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; “Chansons populaires albanais”, Tiranė 1966; “Metodė pėr fyell”, Tiranė 1970; “Vallet dhe muzika e tė parėve tanė”, Tiranė 1971; “Folklori muzikor shqiptar-organografia”, Tiranė 1975, 1984, 1987, 1991; “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, Tiranė 1978; “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1982; “Kėngė patriotike”, Tiranė 1985; “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, me bashkautor, Tiranė 1991; “16 shekuj”, Tiranė 1995; “Antifonari i durrsakut Gjergj Danush Lapacaj”, Tiranė 2000; “Gojėdhana dhe pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė 2000, si dhe dhjetra artikuj nė shtypin periodik shqiptar e tė huaj.

Lit: Siliqi, Llazar. “Kompozitori, folkloristi dhe muzikologu ynė i respektuar”, “Nėndori”, 1990, nr. 8; Gjata Trim, “Portreti i njė intelektuali”, “Bota shqiptare”, 1993, nr. 4, 1993; Munishi, Rexhep. “ Identiteti muzikor”, Prishtinė 2001,  fq.106-109 etj.

Spipllomė:

Shiko fjalėn pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Kalanė e Dodės.

Studiuesit e huaj dhe muzika popullore:

Enci. Interesimet e studiuesve tė huaj pėr muzikėn shqiptare i pėrkasin vetėm gjysmės sė dytė tė shek. XX. Nė artikujt dhe studimet e tjera tė studiuesve tė huaj mbi muzikėn popullore shqiptare nė pėrgjithėsi do tė theksonim faktin e  tėrheqjes sė vėmendjes nga ana e tyre mbi pasurinė e jashtėzakonshme tė muzikės sonė popullore. Ndėr autorėt kryesorė pėrmendim etnomuzikologėt: Cvjeto Rihtman, Arbatsky Yury, D. Peristeris, ēiftin Stockmann, Samuel Baud-Bovy, A. L. Lloyd, Rudolf M.Brandl, Birthe Traerup, Adelheide Feilcke-Tiemann, Jane C. Sugarman etj. Shiko ekspedita shqiptaro-gjermane.

Lit: Sako Zihni, “Folklori ynė dhe interesat e folkloristikės ndėrkombėtare”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1964, 21 Maj; Cvjeto Rihtman, “O iliriskom porjeklu polifonia oblika narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije”, Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; Arbatsky Yury,  “The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol Hill, Dec. 30, 1953;  D. Peristeris, “Demotika tragoydia dropoleou Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10;  Stockmann, “Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik”, Acta Musicologica, Vol. XXXII, 1960; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann “Albanische volkmusic” , Vol.I (Gesange der Ēamen), Berlin 1965; D.E.Stockmann “Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien”, “Ethnomusicologie”, Paris 1964, III; and E. Stockmann, “Albania”,  at the “The New Grove Dictionary of Music and Musicians”, London 1980; Samuel Baud-Bovy,  “Chansons d’Epir du Nord et du Pont”, Yearbook of the International folk council, Vol; 3, 1971; A. L. Lloyd,  “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup “Pa sporet af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og Makedonien 1959”, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl “The yiftoi and the music of Greece: Role and function”, The world of music: Journal of the International Institute for Traditional Music XXXVIII/1, 1996;  Jane C. Sugarman, “Engendering Song, singing and subjectivity at Prespa Albanian weddings”, Chicago and London, The University of Chicago Press, 1997 etj.

Sulollari Ilmi

(Pogradec 12.06.1935)
Kėngėtar i njohur i muzikės popullore qytetare pogradecare.
Enci. Fillon aktivizimin si kėngėtar nė vitin 1947, dhe mė 1949 spikat interpretimi i kėngės popullore prej tij nė shfaqjen artistike tė “Dasmės pogradecare” ku ai interpretoi njė shumicė kėngėsh lirike dasme. Pėrveē kėngėve si solist, ai sė bashku me kėngėtaren Roza Dhami krijuan njė ēift kėngėtarėsh qė shumė shpejt u bėnė tė njohur nė Pogradec por edhe mė gjerė. Ndė interpretimet e tyre pėrmendim “Kėngėn e ēobanit”, Vajza e Bishnicės”, “Vallja mokrare”, “Malli ē’na ka marrė” etj. Ka marrė pjesė nė aktivitet lokale dhe ato kombėtare si nė F.F.K por edhe jashtė vendit si nė festivalin ballkanik tė Ohrit. Inēizimet e tij muzikore janė bėrė kryesisht pranė Radio-Tiranės.

Surle:

Vegėl popullore aerofone.
Enci. Sipas Sokolit & Misos: surleja pėrbėhet nga njė tytė druri nė trajtė cilindrokonikale qė zbret duke u zgjeruar si hinkė tek gryka. Surleja ka nė krye tė tytės njė pjesė tė posaēme po prej druri qė quhet kllapėz. Nė popull pėrdoren tre lloje surlesh tė cilat dallojnė nga njera tjetra pėr shkak tė diametrit tė grykės. Nė trup tė saj hapen zakonisht shtatė vrimat dhe nė tė kundėrt pėr gishtin e madh ėshtė vrima shfryrėse.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia