Qyteti i Sarandes ndodhet ne nje gji te hapur te detit Jon, ne pozicion te kundert me ishullin e Korfuzit. Panorama e detit, varieteja e flores, e favorizuar me klimen e bute, e bejne Saranden nje qender te preferuar per clodhje, pushime, dhe nje qytet te preferuar turistesh. Shume cifte shqipetare vijne te kalojne muajin e mjaltit ne Sarande. Ne Shqiperi Saranda njihet si qyteti i muajit te mjaltit.
Ne Sarande sot ka sherbime ditore me traget per ne Korfuz dhe anasjelltash. Saranda po zhvillohet shpejt nga turizmi dhe po ashtu turizmi ne Jug te Shqiperise.
Prane Sarandes ndodhej qyteti antik Ilirian i Onchesmos, i cili sherbente si port ne shekullin e 1-re Para Krishtit. Ne shekullin e 4-et A.D. qyteti qe fortifikuar me mure. Brenda mureve jane germuar rrenoja shtepishe, cisterna uji dhe nje Kishe Kristjane e shekullit te 5-te dhe te 6-te, e cila permbante mozaike shumengjyresh te bukur. Mozaike te tjere ndodhen te ne muzeum. Gjithashtu rrenojat i perkasin nje Manastiri Kristjan, te 40 Shenjtoreve, nga i cili vjen dhe emri modern i qytetit te Sarandes.