Receta Shqiptare

 

16-Point Star: 11
Vertical Scroll: Musaka me patate
    Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė fleta tė rrumbullakėta me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarrė ta javashėm nė mėnyrė qė tė mos digjet por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper, fletė dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri njė shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjetėr  e qepės.
   Mbi kėto prapė shtrohet shtresė patatesh, nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me qumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe pėrzihet me vezė. Salca e pėrgaditur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kaēkavall. Tava vihet nė furrė pėr t'u pjekur pėr 30 minuta.
   
 Pėr 4-5 pėrsona duhen:
1 kg patate
5-6 kokrra qepė
3-4 filxhanė kafeje yndyrė
4-5 kokrra domate
kripė, piper, dafinė 
1 lugė gjelle salcė
   Pėr salcen e bardhė duhen;
1 lugė gjelle gjalpė
1 gotė ēaji qumėsht
1 kokėrr ve
1 lugė gjelle kaēkavall ose djath tė thėrmuar
Ju bėftė mirė...        
 
         


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 







◄Kthehu                                                                                                                                                Vazhdo ►

  (Æ`'·.ø ~`'·.ø* M a l i *ø.·'“~ ø.·'“Æ)  
E drejta autoriale:
©ylimaly2005